Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e gruas nga gardisti/ Fqinjët tregojnë momentin e tmerrit për vajzën e vogël: Mami po fle gjumë…

Postuar: 12/02/2019 - 17:11

Në orët e para të mëngjesit të së martës, 44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës i Gardës, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferin.Në prag të derës kanë mbetur pantoflat e viktimës, me të cilat nuk do mundet të hedhë më hapa. Fqinjët shfaqin tronditjen përpara kamerës së Top Channel si dhe tregojnë përballje me vajzën e vogël të çiftit.

 
“Nuk kishim dëgjuar kurrë ndonjë grindje. Shkonin në xhami, faleshin. Vajza në shtëpi ishte, flinte gjumë ajo fëmijë. Doli në mëngjes pastaj, e mori një nga njerëzit e të shoqes. Edhe i tha burri “të keqen gjyshi. Po fle mami gjumë”, thotë një banore e pallatit.
 
“Se si i kanë pasur brendësitë familjare nuk e di, por sa kohë kemi ne këtu, ata familje shumë, shumë e mirë”, thotë një tjetër.
 
Puna që 36-vjeçarja kishte nisur prej dy muajsh në rrobaqepësi mendohej të ishte arsyeja që kishte çuar në vrasje, por që mikja e familjes e kundërshton, madje tregon se për shkak të veshjes fetare viktima që kishte mbaruar studimet për Histori-Gjeografi, kishte të vështirë punësimin dhe bashkëshorti ishte gëzuar:
 
“Puna jo, absolutisht. Unë them është e momentit. Një depresion nga personi. Ai ishte goxha entuziast për punën që ajo filloi, nuk kishte pse. Ajo ishte në punë private me të motrën, nuk kishte pse. Se në shtet nuk e merrnin se ishte e mbuluar”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:33

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit, të cilët kishin dhënë alarmin për ndihmë.

Postuar: 21/04/2019 - 09:13

Kryeministri Edi Rama u uruar sot të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët.Me anë të një postimi në

Postuar: 21/04/2019 - 09:07

Sipas MeteoAlb: Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë v

Postuar: 21/04/2019 - 08:14

 Kur kanë kaluar 12 ditë nga supergrabitja e 6.5 milionë euro në Rinas, Policia e Shtetit ka

Postuar: 21/04/2019 - 08:11

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi

Postuar: 20/04/2019 - 23:15

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë

Postuar: 20/04/2019 - 23:06

Profesor Artan Fuga në një postim ironizues në faqen e tij në Facebook ka analizuar situatën në t