BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Aktualitet

Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së/ A kishte lidhje me ekzekutimin mafioz ish-oficeri i RENEA-s?

Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së/ A kishte

Kanë dalë përgjigjet e ADN-së, ku rezulton se ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper.

Pasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialistit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni.

Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.

Së fundmi oficeri Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze.

Në makinë u gjet një arme e llojit snajper, për të cilët që të dy këmbëngulën se ishin viktima të një skenari , dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të një lokal të njohur ku ata pretendojnë se priten një qytetar që duhet t’ju sillte një porosi nga Britania e Madhe.

Remal Rada dha dorëheqjen nga RENEA disa muaj më parë dhe mbas këtij aksioni atij ju gjet një pistoletë në shtëpi. Por ADN ndaj tij për vrasjen e Reçit nuk është e vetmja, disa oficere të repartit special kanë dhënë ADN e së bashku me ta edhe ish oficere.

Policia tha se gjeti edhe në banesën e Remal Radës një arsenal municionesh, por në përfundim zyrtarisht armë u konsiderua vetëm një pistoletë, kurse të tjerat ishin pajisje të punës si stema, prozhektore që ish oficeri nuk i kishte dorëzuar ende e së bashku me to edhe pajisje që ai i përdorte për alpinizëm dhe not.

Fakti që prokuroria vijon te kryeje ADN mes specialeve dhe forcave ushtarake forcon dyshimet se vrasja e Kasteriot Reçit ka ndodhur nga persona me përgatitje speciale. Por se cilët janë ata, ende nuk dihet.