
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmojnë 9 personat që morën furgonat e përdorur nga Struktura e Mbrojtjes së Votës së PD, zbulohet çfarë ndodhi në seancën 6 orëshe

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Shkurt 2023

Dje në Elbasan u zhvillua një tjetër seancë për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvanit, e cila nisi prej orës 09:30 dhe zgjati deri në 16:00. Gjatë seancës janë marrë në pyetje 7 dëshmitarë, 2 policisë dhe 5 persona të cilët kanë kryer transportin e furgonëve të strukturës së mbrojtjes së votës nga Tirana në Elbasan. Dashamir Llamaj dhe Erjon Ismaili janë dy punonjësit e policisë që kanë dëshmuar sot ndërkohë që pjesë tjetër kanë qenë anëtarë të strukturës së armatosur të Partisë Demokratike si Mentor Sovjani, Renaldo Bodelci, Kreshnik Gjecka, Indrit Kalemaj. Të thirrur për të dëshmuar ishin edhe Ilir Beko, i cili nuk dëshmoi për shkak të lidhjes familjare me një nga të pandehurit, si dhe Kristian Kotorri, i cili nuk dëshmoi sepse ky dëshmitar u revokua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë. Ndërkohë që dëshmia e Ymer Xhaferrit u shty për seancën e ardhshme. Mësohet se gjatë dëshmisë së tyre ata kanë pranuar se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen. Mes dëshmitarëve ka qenë edhe një person, i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. Po ashtu, mësohet se në dëshminë e tyre ata kanë thënë se pranë viktimës dhe vrasësit kishte njerëz të grumbulluar. Pyetjes, nëse njihnin dikë në atë turmë, përgjigja ishte jo.
Reagon avokatja e familjes Xhuvani
Ndërkohë sipas “BË”, avokatja e familjes Rezarta Tahiraj është shprehur: “Nëse policët që punojnë dhe ndoshta edhe banojnë në Elbasan nuk njohin asnjë në atë turmë kupton shumë. Ndoshta ata persona kishin ardhur nga qytete dhe fshatra të tjera dhe sigurisht nuk ishin turistë dhe nuk ishin sigurisht as edhe miqtë e viktimës që kishte mbërritur aty në makinë i shoqëruar vetëm nga dhëndri i tij dhe nga një person tjetër”. Sipas avokates Tahiraj, turma e parë nga dy punonjësit e policisë mund të jetë krijuar nga komponentët e skuadrës paramilitare të mbrojtjes së votës dhe nga bashkëpunëtorët e tyre hipotetikë. Përsa i përket të rejave të mundshme në referim me sinjalizimin e një hipoteze të rrezikut të jetës për një dëshmitar që i është dërguar Prokurorisë pikërisht nga avokate Tahiraj, përfaqësuesja ligjore e familjes së viktimës deklaroi se nuk ka dhe nuk pret përgjigje: “Do të jetë Prokuroria që do të vendosë nëse aktivizohet për ti kërkuar autoriteteve kompetente mbrojtjen e këtij dëshmitari dhe do të jetë gjithmonë Prokuroria të vendosë nëse dhe si të përdorë bashkëpunimin e dëshmitarit. Mund të jetë e dobishme në ofrimin e elementëve të dobishëm për të krijuar një identikit të personave për t’u kërkuar ose ndoshta për të gjetur fytyrat e tyre ndër qindra fotografi”. Personalisht jam e bindur, tha avokate Tahiraj se ai dëshmitar është shumë i çmueshëm për aktivitetin investigativ të Prokurorisë mbi këtë rast. Në seancë ai tha që dy personat ishin të armatosur me pistoletë. Dëshmitari nuk diti të tregojë markën dhe kalibrin e atyre pistoletave, sepse mendoj se nuk është një ekspert armësh, por që ata persona ishin në posedim të atyre armëve e tha në mënyrë të qartë. Kjo specifikë është një veçori rënduese që shton urgjencën për nevojën e identifikimit për rrezikun që kanë treguar në atë rrethanë me posedimin e atyre pistoletave dhe me faktin se ndoshta i përkasin pikërisht ato armë dhe plumba të gjetur në vendin e vrasjes me një kalibër të ndryshëm nga pistoleta e vrasësit”.
Çfarë ndodhi më 21 prill 2021?
Kujtojmë se Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan, pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Më të lexuarat


Aksident në Fier, ka të plagosur

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

“KLP synon të rikthejë në detyrë prokurorin e shkarkuar”, VOA: ONM e shqetësuar, KPA shpjegoi se kishte gjetur problem në deklarimin e tij të pasurisë

Pse nuk u ekstradua Adriatik Llalla? Gazetari i njohur zbulon detaje nga dosja e ish-prokurorit

Gazetari i njohur rrëfen takimin informal me kreun e SPAK

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Çfarë ka ndodhur? Ministria del me njoftimin e fundit

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale
