BREAKING NEWS

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në 5 ditët e ardhshme

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja
x
BREAKING NEWS

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’ portën e Izraelit, Uzuni realizon një magji të vërtetë (VIDEO)

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’
x
BREAKING NEWS

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço: Skenarët janë shumë të frikshëm, shpresoj të mos ndodhin

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po
x
BREAKING NEWS

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë Vlorën

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata merr vendimin për 6 policët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata merr vendimin për 6 policët

Gjykata e Elbasanit ka miratuar kërkesën e prokurorisë e për pezullimin e 6 efektive të policisë së këtij qyteti.

Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rreme dhe shpërdoruar detyrën në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Dy ditë më parë gjykata la në fuqi masat për dy ish-drejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të njëjta akuza.

Në dosjen hetimore thuhet se punonjësit e policisë mund ta kishin shmangur ngjarjen e rëndë nëse do të kishin ndërhyrë.

Të 8 këta policë kanë qenë në vendin e ngjarjes përpara se të vinte viktima dhe simpatizantët e tjerë të partisë socialiste.

Ata  mund ta shoqëronin në komisariat Mehmet Grecën, personin e ndaluar nga Struktura për Mbrojtjen e Votës e Partisë Demokratike, pasi dyshohej se kishte në makinë materiale zgjedhore.

Por, kjo nuk ka ndodhur. Më pas personat janë përfshirë në një konflikt me armë ku ka pasur shkëmbim zjarri.

Arbër Papleka ka qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvanin dhe ka plagosur Elton Bodinakun dhëndër i viktimës.