
Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit në prill 2020 pasi zbuluan parcelat me kanabis, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aleksandër Përdodën

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Gjykata e Apelit ka lënë dje në fuqi vendimin e gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për dënimin me burgim të përjetshëm të Aleksandër Përdodës për vrasje të dyfishtë. Aleksandër Përdorda vrau më 27 prill 2020 rapsodin Kol Muranin dhe mikun e tij Preng Simoni, pasi këto të fundit zbuluan në fshatin Lalm i Vjetër të Njësisë Administrative të Kolshit, që tokat e tyre ishin mbjellë me kanabis. Aleksandër Përdoda u deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Ndërkohë Agron Lushi, i pandehuri për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal, është deklaruar i pafajshëm.
Si ndodhi ngjarja?
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur që kishin mbjellë kanabis në tokat e tyre. Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda dhe Edmond Përdoda, i kanë qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. Ai i ka gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të datës 27 prill të vitit 2020, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës. Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër. Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda dhe vëllai i tij Edmond Përdoda. Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.
Prokuroria lë në burg të “fortin” e Prizrenit
Nga ana tjëtër, Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar dje zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhën dhe pesë të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visar Cengu. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Dibran Hoxha, i cili dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”. Po ashtu, vazhdimi i paraburgimit është kërkuar edhe për pesë të dyshuarit e tjerë shtetasit me iniciale A.V., B.M., J.B., K.G., dhe E.A., të dyshuar për veprat penale “Manipulim me prova” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”. “Më dt 03.01.2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxha, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Më të lexuarat


“Një skandal për të cilin flitet shumë pak”/ Ç’po ndodh në Serbi? DW zbardh skenarët: Makineria e propagandës nuk do të ishte aktive nëse…

Gravura e rrallë/ Ja si Ishte Flamuri Shqiptar 540 vjet më parë

Mos i neglizhoni se mund të jenë fatale! Depresioni pranveror, mjekja tregon shenjat dhe si ta kaloni: Shkakton një çrregullim...

“Rama fshihet pas Ballukut”/ Protesta në Bërxhullë, banorët japin paralajmërimin e fortë qeverisë: Përse na provokoni? Do marrim benzinë e shkrepëse dhe tokën se…

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Habit Gonxhja: Rastësi, s’kanë lidhje me aksidentin. Ky rast është shumë i rëndë dhe po analizojmë...

Marrëveshja Kosovë-Serbi, vjen reagimi i parë nga Blinken

Surprizat e motit për këtë javë, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm: Ja dita kur do të kemi stuhi dhe ulje temperaturash (TABELA)

Zbardhen detajet/ Si ndodhi aksidenti i frikshëm që i mori jetën policit

Zgjedhjet në Mal të Zi, Zëri i Amerikës: Gjukanoviç, politikani veteran do të përballet në raundin e dytë me ish-ministrin properëndimor të ekonomisë

Java nis me diell, ja çfarë pritet të ndodh me motin sot (TEMPERATURAT)
