BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Vrasja e rojës në Kuç, mbjellja e drogës dhe konfliktet për rrugën dy pistat ku janë përqendruar hetimet

Vrasja e rojës në Kuç, mbjellja e drogës dhe konfliktet

Policia e Vlorës është duke kryer hetime intensive për vrasjen e 65-vjeçarit Ylli Luçaj, i cili punonte si roje i rrugës së re në fshatin Kuç. Mësohet se i moshuari është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ku sipas ekspertizës mjeko-ligjore ka marrë 7 plumba në trup. Ndërkohë, mësohet se në vendin ku u gjet i vrarë 65-vjeçari janë gjetur edhe 14 gëzhoja. Hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje i kanë përqëndruar hetimet në dy pista. Për shkak të konflikteve për rrugën ku ai punonte si roje, pasi jo pak herë ka pasur tensione për rrugën e re mes firmës ndërtuese dhe banorëve dhe në atë të trafikut të drogës, kjo është edhe pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për shkak se 65-vjeçari u gjet i vdekur në një zonë pyjore. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime që roja mund të ketë gjetur ndonjë fushë të mbjellë me kanabis dhe trafikantët e kanë ekzekutuar. Ndërkohë, ka rënë pista e konflikteve personale që mund të ketë pasur Luçaj, pasi ai rezulton person pa precedent. Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e 65- vjeçarit Ylli Luçaj në Himarë, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar zyrtarisht. Edhe motivet e krimit të radhës mbeten ende të paqarta. Pa autor dhe e mbuluar me mister për arsyet dhe dinamikën mbetet vrasja e 65-vjeçarit në Kuç të Himarës. Ai u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, për arsye ende të panjohura. Madje Luçaj kishte edhe shenja plagësh në trup prej kafshëve të egra në pyll. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por plagët në trupin e burrit e rrëzuan këtë pistë. Në funksion të zbardhjes së vrasjes në Polici janë shoqëruar disa persona. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por për momentin policia nuk ka njoftuar për persona të ndaluar në cilësinë e të dyshuarit për krimin. Gjithashtu një tjetër pistë ku janë shtrirë hetimet është edhe ajo e ndonjë konflikti të çastit që mund të ketë përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja

Mbrëmjen e së dielës Policia e Vlorës njoftoi se një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në zonën mes fshatrave Kuç dhe Qeparo të Himarës, ku një 65-vjeçar është gjetur nga policia i vrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur në pyll nga uniformat blu. Viktima, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, të Himarës është identifikuar si Ylli Luçaj. Fillimisht policia ka dyshuar se bëhet fjalë për vetëvrasje, por 65-vjeçarit i janë gjetur disa plagë në trup, duke e përjashtuar vetëvrasjen nga pistat e hetimit. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me punën e 65-vjeçarit apo me të kaluarën e tij, teksa po bëhen hetime nëse bëhet fjalë për një person me precedent penal. Policia bën me dije se janë shoqëruar disa persona, por pa dhënë një numër konkret. “Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y. L., në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht policia për këtë ngjarje. Në vendin e ngjarjes nuk u gjet asnjë armë afër trupit të viktimës duke hedhur poshtë pistën e vetëvrasjes, teksa të shtënat u dëgjuan nga banorët e fshatit që lajmëruan Policinë e cila rrethoi menjëherë zonën. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në vijim.