Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e studentes në Greqi, ekspertët nxjerrin të dhëna ‘rrëqethëse’ nga telefoni i shqiptarit dhe shokut të tij grek

Postuar: 12/07/2019 - 11:06

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi.në Rodos. Pas vëzhgimit e këqyrjes së plotë të telefonave dhe kompjuterëve personalë të të riut grek, por edhe të shqiptarit 19-vjeçar, Aleksandër Luca u vu re se ata kishin vazhduar jetën e tyre sikur asgjë të mos kishte ndodhur pas ngjarjes së rëndë.

Vetëm disa orë pas vrasjes së Eleni Topaloudit, djemtë kanë kërkuar në Facebook një vajzë me inicialet A.CH.

19-vjeçari shqiptar madje i kishte dërguar mesazhe dhe e kishte telefonuar në mënyrë të përsëritshme. E ndërsa vajza e bezdisur nga telefonatat e njëpasnjëshme i kishte thënë të mos merrej më me të pasi do të kishte probleme në të ardhme.

Pas kësaj përgjigjie, djemtë kanë kërkuar katër vajza të tjera përmes Facebook-ut, madje edhe janë argëtuar në Youtube e në faqe pornografike.

Pas vrasjes së studentes, dy të rinjtë i kishin kontrolluar shumë herë edhe profilin e saj në Facebook. Në bisedat e tij, shtetasi grek fliste me miqtë sikur asgjë të mos kishte ndodhur, për kohën se kur do të shkonte në palestër, apo edhe aktivitete të tjera me të cilat merrej gjatë ditës.

E gjitha kjo ndodhte në kohën që në media kishte dalë lajmi se një studente ishte përdhunuar dhe vrarë.

Ndërsa babai i grekut dëshmoi se dy ditë pas vrasjes, shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e grekur për të folur.

“Shqiptari erdhi në shtëpi dy ditë pas incidentit. Ai shkoi në dhomën e djalit tim dhe ndenji pesë minuta. Kur i kapën, mendova se atë ditë shqiptari erdhi për të parë nëse djali im kishte thënë diçka.”

Dy të rinjtë, Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i studentes greke u gjet i hedhur në disa shkëmbinj në det. Pasi e kishin dhunuar, dy të rinjtë i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë, e ndërsa trupin e kishin hedhur në det për të humbur gjurmët e kësaj vrasjeje makabre.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, vdekja e 21-vjeçares ishte shkaktuar nga mbytja. Sipas ekspertëve, Eleni ka qenë e gjallë në momentin kur dy të rinjtë e kanë hedhur në det të lidhur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:38

Një celulë terroriste iraniane që do të kryente sulme në Shqipëri është zbuluar nga policia shqiptare.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tregoi disa detaje.

Postuar: 23/10/2019 - 23:28

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Abdulselam Turgut është i njohur si një nga bosët e trafikut të

Postuar: 23/10/2019 - 23:11

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se në muajin mars të 2018 autoritetet kishin frikë se objek

Postuar: 23/10/2019 - 22:29

Pamjet e kamerave të sigurisë në juglindje të Melburnit mund të mbajnë “çelësin” për

Postuar: 23/10/2019 - 22:12

Egon Velaj u emërua pak ditë më parë nga ministria Etilda Gjonaj si drejtor i paraburgimit në Vlo

Postuar: 23/10/2019 - 21:58

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detaje rreth operacionit k

Postuar: 23/10/2019 - 21:41

Si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta