Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e të dashurit të gruas së martuar në Kavajë, flet ish-bashkëshorti i Marsidës: Fëmijët për fat të mirë kanë qenë me mua, personat në banesë…

Postuar: 10/10/2019 - 18:46

Rreth orës 00:40 qyteti Kavajë u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.

Gjatë konfliktit mbeti i vrarë me armë zjarri Dritan Haxholli, 41 vjeç dhe u plagos polici Bledar Toçi, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një dashuri e refuzuar nga 30 vjeçarja Marsida Qatja.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rënë ka folur Etmond Sinka, ish-bashkëshorti i Marsida Qatja, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Ai është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Sinka tha se me Qatjan janë ndarë para katër vitesh me marrëveshje dhe se kujdestarinë e fëmijëve e ka ajo. Por, me lindjen e fëmijës së tretë, dy fëmijë kalojnë më shumë kohë tek babai i tyre, Etmond Sinka.

Ai tha:

“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 17:59

Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr. 1 në Tiranë është arrestuar sot nga policia.

Arrestimi i tij vjen në saj të një operacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin.

Postuar: 22/10/2019 - 17:36

Një peshkaqen i llojit tigër, është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.

Postuar: 22/10/2019 - 17:35

Një 32-vjeçar nga Shkodra me rrezikshmëri të lartë është arrestuar sot nga policia.

Postuar: 22/10/2019 - 17:25

Vetëm pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video ku tregon emrat e zy

Postuar: 22/10/2019 - 16:48

Rasti i 18-vjeçarit me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e faqes së huaj britanike, Metro

Postuar: 22/10/2019 - 16:22

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi

Postuar: 22/10/2019 - 15:50

55-vjeçari Lazër Arraj kishte shkuar në fshat, për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është qëllu