BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Vrasja e teknikut të kondicionerit, prokuroria kërkon 21 vite burg për njërin prej autorëve

Vrasja e teknikut të kondicionerit, prokuroria kërkon 21 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burg për njërin prej autorëve të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Indrit Çelaj, i cili punonte teknik kondicioneri, ngjarje kjo e ndodhur më 22 gusht të 2019. Kërkesa e Prokurorisë është bërë për autorin G. Kusi ndaj të cilit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Më herët Gjykata e Tiranës ka arrestuar edhe vëllanë e tij A. Kusin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi ai dyshohet të ketë qenë dëshmitar i ngjarjes. Por më pas ai u lirua pasi fajin e mori përsipër vëllai i tij. Ndërsa, në seancë A. Kusi mësohet të ketë mohuar akuzën duke pretenduar se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen. Po ashtu për të njëjtën akuzë në pranga ka rënë edhe babai i tyre, ndërsa theksojmë se autor kryesor i dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicionerit është G. Kusi. Ky i fundit në 15 nëntor të 2019 pasi u njoh me akuzat e prokurorisë ka kërkuar nga gjykata që të ndryshojë akuzën duke pretenduar se qëllimi i tij nuk ka qenë vrasja, por gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia. Nga ana tjetër gjykata pasi u njoh me pretendimet e organit mbrojtës e cilësoi të ligjshëm caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për 31-vjeçarin. Kusi u dorëzua disa ditë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia teksa këta të fundit ishin duke kryer kontrolle të shumta dhe në mënyrë të vazhdueshme në vendet e dyshuara në fshatrat dhe banesat e të afërmve, ku 31-vjeçari dyshohej se fshihej. Personi në fjalë tashmë i arrestuar, në bashkëpunim me vëllanë e tij, A. Kusi, 28 vjeç, akuzohen se pas një konflikti të çastit me Indrit Çelajn, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës së babait të tyre Bujar Kusi, e plagosën me armë të riun, i cili gjeti vdekjen në ambientet e spitalit. Megjithatë rrjedha e ngjarjes merr kuptim pas dëshmisë së dhënë nga një tjetër punëtor i cili ka qenë po ashtu dëshmitar i kësaj ngjarjeje të rëndë dhe se madje është kërcënuar nga vëllezërit për të mos deklaruar krimin dhe për ta fshehur atë.
Detaje nga ngjarja
Për botën e krimit G. Kusi dhe A. Kusi janë dy emra të njohur me precedentë të theksuar penalë. Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se qëlluan me armë punëtorin, pas një debati se po pikonte ujë kondicioneri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur konkretisht më 22 gusht 2019 rreth orës 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit babait të dy vëllezërve, në të cilën 26-vjeçari punonte si teknik kondicioneri, ndërsa dëshmitarë të ngjarjes kanë qenë edhe dy punëtorë të tjerë. Këta të fundit janë arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, referuar dosjes hetimore dhe provave të siguruara rezulton se në një lokal është thurur një plan për të devijuar rrjedhjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, por edhe për t’ia ngarkuar krimin njërit prej punëtorëve konkretisht L. Veliajt. Në dokumentin e prokurorisë thuhet se fillimisht në lokal hyn i dyshuari Bakalli, personi i cili ishte përgjegjës për punëtorët e atij kati. Më pas mbërrijnë A. Kusi e G. Kusi. Dy vëllezërit Kusi qëndrojnë për disa sekonda brenda në lokal dhe më pas dalin e ulen jashtë, ndërkohë referuar pamjeve filmike rezulton se Indrit Çelaj ishte në grahmat e fundit në ambientet e jashtme të vilës, ku ishte nxjerrë nga A. Kusi pas plagosjes. Po ashtu nga pamjet filmike, në dorën e djathtë të G. Kusit dallohet qartë një njollë e kuqe, që për hetuesit nënkupton njollat e gjakut provë, e cila do të vërtetojë krimin e kryer.