Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja makabre e 7-vjeçarit shqiptar në Zvicër, mes lotësh flasin prindërit: Ja pse ndodhi krimi

Postuar: 25/03/2019 - 14:05

Familja e Iliasit 7 vjeçar, i cili u vra të enjten e kaluar në Basel të Zvicrës, përjashton mundësinë që ngjarja të ketë pasur motiv racist.

Sipas familjarëve, djali kishte pasur fatin e keq të qëllonte “në vendin e gabuar dhe në kohë të gabuar.

Duke qenë se vogëlushi, kishte nënshtetësi kosovare, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka urdhëruar Konsullatën Kosovare në Cyrih që të mbështesë familjen.

Kështu, zëvendësshefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj ka vizituar familjen të premten në Bazel.  “Edhe pse në momentet e pikëllimit më të thellë, familja megjithatë më ka pritur.

Krahas prindërve aty kishte edhe shumë pjesëtarë tjerë të familjes, të ardhur për t`i mbështetur.

Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes.

Ata kanë përjashtuar po ashtu edhe ndonjë motiv me sfond racist. Për familjen është e sigurt: djali i tyre, thjesht, ka qëlluar në kohë të gabuar në vend të gabuar”, është shprehur ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 08:16

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 9 vite burg Ylber Sumën, i arrestuar rreth tetë muaj më parë, pasi tentoi të trafikonte armë nga Maqedonia drejt Shqipërisë.

Postuar: 20/04/2019 - 08:14

Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer hetime intensive për grabitjen e 9 prillit në Rina

Postuar: 19/04/2019 - 23:45

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj është një ndër kandidatet për tu bërë pje

Postuar: 19/04/2019 - 23:16

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri.

Postuar: 19/04/2019 - 23:10

Ministri Sandër Lleshaj shpjegoi pse informacioni i parë se personi i vrarë pas grabitjes në ae

Postuar: 19/04/2019 - 22:57

Policia e Greqisë ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ata janë në drejtim të dy avokatëve të njohu

Postuar: 19/04/2019 - 21:08

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së banorëve të unazës së re.