Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Vrasja me mjete të forta e 40 vjeçarit në Elbasan, gjykata lë në burg dy shokët e tij të dyshuar si autorë të krimit

Vrasja me mjete të forta e 40 vjeçarit në Elbasan, gjykata

Gjykata e Elbasanit ka vendosur dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për S. Sanxhaktarin dhe A. Hajdarin, të akuzuar për vrasjen me mjete të forta, të shokut të tyre Florian Lamçe në 30 korrik 2020. Sipas burimeve, 40-vjeçari është ekzekutuar mëngjesin e të enjtes në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal “Piazza”, teksa ishte i shoqëruar nga dy miq të tij. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Florian Lamçe së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë të dehur dhe pas një konflikti situata ka degraduar duke përfunduar me përdorim të mjeteve të forta. Tre të rinjtë kanë goditur me shishe dhe mjete të tjera të forta njëri-tjetrin, ku për pasojë mbeti i vdekur 40-vjeçari Florian Lamçe. Mësohet se ata kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në lokal dhe rreth orës 05:30 të mëngjesit miqtë kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin. Burimet bëjnë me dije se Lamçe ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e “pengimit të zbardhjes të së vërtetës”. Gjithashtu Lamçe është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin e vetëm për akuzën e mësipërme. Sakaq vëllai i Lamçes, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko “Tekiles”, Almir Canin.
Detajet e ngjarjes
Një bisedë e thjeshtë, e çuar më pas në konflikt e përleshje, pa dashje mund të përfundojë me vrasje të personave. Një rast konkret lidhet me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e ditës së enjte datë 30.07.2020 ku një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Florian Lamçe u ekzekutua në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal “Piazza”, teksa ishte i shoqëruar nga dy persona. Konflikti banal ka nisur si pasojë e teprimit të lëndëve alkoolike. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit “Piazza delsol”, në qendër të Elbasanit, ku një grup shokësh ishin mbledhur për të pirë dhe për t’u argëtuar. Mes grupit të të rinjve, ka qenë dhe Florian Lamçja ose siç thirret ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Personat kanë konsumuar pije alkoolike dhe dyshohet të kenë konsumuar dhe kokainë, ku mesa duket janë konsumuar më tepër seç duhet. Në bisedë e sipër, situata ka degraduar duke bërë që të rinjtë të zihen me njëri-tjetrin duke përdorur shishet e birrës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçen. Nga kjo ngjarje mbetën të arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan. Vetë viktima Florian Lamçe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashit, po pa i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë Florian Lamçe rezulton i dënuar për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012 në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani. Pronari i disko “Tekila” në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit Florian dhe Olsi Lamçja e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. Në fund të gjykimit, Florian Lamçe u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendngjarje ndërsa Olsi Lamçe u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim. I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin.