BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Aktualitet

Vrasja me thikë në zemër e Idajet Dullës në Durrës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Vrasja me thikë në zemër e Idajet Dullës në

Ngjarja e sotme e cila përfundoi me një viktimë, ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit. Ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër, 34-vjeçari Idajet Dulla, shofer fugoni mallrash. Policia njofton se është identifikuar autori i krimit dhe është vënë në ndjekje të tij.

Ai është Arbër Koti, shofer autobusi i cili transportonte punonjës të një fasonerie, dhe mendohet se të dy janë konfliktuar më herët për çështje banale.

Mendohet se bëhet fjalë për rrugën ku kalonin, megjithatë mbetet që e gjithë dinamika e ngjarjes të zbardhet nga autoritetet përkatëse.

Idajet Dulla është nga Kukësi, por jetonte në Durrës. Ai u gjet i vdekur te shinat e trenit dhe u dërgua me urgjencë në spital nga nusja dhe mamaja, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagës që kishte marrë.