BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Aktualitet

Vrasja në Elbasan, zbardhet shkaku i vdekjes së 40-vjeçarit, prokuroria kërkon arrest me burg për autorin

Vrasja në Elbasan, zbardhet shkaku i vdekjes së 40-vjeçarit,

Orët e vona të së enjtes, kanë qenë trishtuese për vendin, pasi 2 të rinj janë ekzekutuar në qytetin e Elbasanit, nga ku njëri prej tyre është edhe 40-vjeçari Florian Lamçe. Sipas, shkaku i vdekjes së 40-vjeçarit, ka qenë një goditje në kokë me një këmbë karrigeje e cila i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje të aortës në parakrahun e majtë. I riu Florian Lamçe u ekzekutua mbrëmjen e ditës së enjtes, në ambientet e lokalit “Piazza delsol”, në qendër të Elbasanit, teksa shoqërohej nga dy miqtë e tij, për të pirë dhe për tu argëtuar. Mësohet se ata kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në lokal dhe rreth orës 05:30 të mëngjesit miqtë kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin. Konflikti banal ka nisur si pasojë e teprimit më lëndë alkoolike, por dyshohet të kenë konsumuar dhe kokainë më tepër seç duhet. Më pas në bisedë e sipër, situata ka degraduar duke bërë që të rinjtë të zihen me njëri-tjetrin duke përdorur shishet e birrës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçen. Ajo që bën përshtypje është se pak orë pas ngjarjes, lokali i ngjante një dite të zakonshme. Tavolinat e tij ishin të mbushura me klientë. Gjithsesi jo vetëm aty, por qytetarët në përgjithësi refuzojnë të flasin për ngjarjet kriminale, pasi në 10 ditë janë regjistruar 10 vrasje. Burimet bëjnë me dije se Lamçe ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e “pengimit të zbardhjes të së vërtetës”. Gjithashtu Lamçe është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin e vetëm për akuzën e mësipërme.
“Arrest me burg” për Sokol Sanxhaktari
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dje arrest me burg për autorin e vrasjes së Florjan Lamçes mbrëmjen e kaluar në Elbasan, Sokol Sanxhaktarin. Sipas burimeve, Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve. Nga kjo ngjarje, përveç Sokol Sanxhaktari u arrestua edhe Adriano Hajdari. Florian Lamçe është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal “Piazza”, teksa ishte i shoqëruar nga dy persona. Sipas policisë, ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Gjithashtu mësohet se Florian Lamçe, së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë të dehur dhe pas një konflikti, tre të rinjtë kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin, ku mbeti i vdekur 40-vjeçari Florian Lamçe. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja, konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan. Vetë viktima Florian Lamçe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashit, por pa i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë Florian Lamçe rezulton i dënuar për plagosje dhe kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012 në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani. Pronari i disko “Tekila” në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit Florian dhe Olsi Lamçja e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. Në fund të gjykimit, Florian Lamçe u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendngjarje ndërsa Olsi Lamçe u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim. I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekë të vjetra.