Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasje “e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme” dhe “vrasës i pamëshirshëm”, Gjykata i jep goditjen e fundit shqiptarit të dënuar (Emri)

Postuar: 15/04/2019 - 12:57

Ka dështuar kërkesa e shqiptarit për apelim të vendimit, ku u dënua me 35 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen makabre të një çifti në Angli.

Ali Qazimaj, 45 vjeç, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur në 2017, kërkoi të apelonte vendimin, por nuk i është pranuar kërkesa.

Trupi i Peter Stuart, 75 vjeç, i cili ishte therur nëntë herë, u gjet në një gropë në pyll afër shtëpisë së tij në Mill Lane në Weybread, në qershor 2016, ndërsa  gruaja e tij 69-vjeçare Sylvia kurrë nuk ka u gjet.

image (2)

Dënimi i Qazimajt, erdhi nga gjykatësi Jeremy Stuart-Smith i cili e përshkoi  vrasjen  si “të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme”, ndërsa autorin e cilësoi si “vrasës të pamëshirshëm”.

Ish azilkërkuesi i cili shkoi në Britani të Madhe në 1999, kishte insistuar gjatë gjithë gjyqit se ai ishte viktimë e një identiteti të gabuar duke pretenduar se nuk kishte shkelur kurrë më parë në këtë vend përpara se të ekstradohet nga Luksemburgu, ndërsa pretendonte se ishte shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi.

Në një seancë dëgjimore në Londër të enjten e kaluar, një gjyqtar në Gjykatën e Apelit, i cili i shqyrtoi dosjen, hodhi poshtë kërkesën e lejes për të apeluar vendimin.

image (4)image

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 12:57

Zjarr në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj.

Postuar: 23/08/2019 - 12:27

Policia e Tiranës arrestoi sot një 23-vjeçar, i akuzuar për plagosje, ngjarje kjo e ndodhur një v

Postuar: 23/08/2019 - 11:34

Një 23 vjeçar i kërkuar për tentativë vrasje ka rënë sot në prangat e policisë.

Postuar: 23/08/2019 - 10:52

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një koncert të reperit të njohur Algjerian Abderraouf

Postuar: 23/08/2019 - 10:46

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela në një vilë në Tiranë.

Postuar: 23/08/2019 - 10:37

Janë bllokuar dhe janë kthyer në vendin e origjinës 387.1 ton mish i importuar kryesisht nga Braz

Postuar: 23/08/2019 - 09:55

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Mu