
Postuar: 12/02/2019 - 13:21
Ndërkohë që është zbardhur dëshmia e gardistit, Alket Arapaj që vrau gruan mëngjesin e sotëm, shtohen dyshimet se kjo ishte një vrasje a paralajmëruar.
“Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt” tha ai para grupit hetimor. Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës.
Nga një kërkim në faqen e tij në rrjetet sociale, Arapaj para një dy javësh kishte bërë një status pikërisht për tradhtinë. “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë” , shkruante gardisti.
Në rrethin shoqëror dhe familjar Arapaj njihet si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë Islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar. Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/