BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Aktualitet

Vrasje e të moshuarës Afroviti Peçi, shërbyesja tregon se bashkëshorti i viktimës qe shumë i qetë, nipi pranon se gjyshja e kishte denoncuar gjyshin kohë më parë

Vrasje e të moshuarës Afroviti Peçi, shërbyesja tregon se

Për vdekjen e tmerrshme të 80-vjeçares Afroviti Peçi në fshatin Pëllumbarë të Përmetit, e cila pretendohet se u vra nga burri i saj Leonidha Peçi, 82-vjeç, folën dje për “News 24”, shërbyesja dhe nipi i çiftit të moshuar. E para deklaroi për emisionin “Me Zemër të Hapur” se për vdekjen e së moshuarës tregoi vetë bashkëshorti i saj. Sipas shërbyeses, Leonidha Peçi ishte shumë i qetë gjatë dhënies së lajmit dhe nuk shfaqi asnjë shenjë pikëllimi. Më pas, ajo lajmëroi infermieren. Gjatë gjithë kohës pas ngjarjes, Leonidha Peçi nuk komunikoi me shërbyesen dhe infermieren e zonës. “Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kisha gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë. Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00, iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm. Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Iu thosha ‘hajde të hamë bukë’ dhe ai i tha ‘Afroviti, hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë. Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, ‘hajde ta ngremë’. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tha shërbyesja. Për çiftin Peçi foli dhe nipi i tyre po për “Me Zemër të Hapur”. Ai pranoi se viktima e kishte denoncuar bashkëshortin në polici para disa vitesh si dhe Leonidha kishte shfaqur sjellje jo të mirë. “Ka pasur denoncim nga e ndjera para disa vitesh. Kanë humbur dy fëmijët. Nuk e di nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor. E kemi kuptuar që gjyshi nuk ishte mirë, i bëmë të tëra. Nuk pinte”, tregoi dhe nipi i çiftit të moshuar Peçi. Sipas Policisë së Gjirokastrës, Afroviti Peçi u gjet e vdekur në banesë e dhunuar me shkop druri. Pas ngjarjes, Leonidha Peçi u arrestua dhe pësoi infarkt. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.