
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Vrasjet dhe krimi në Shqipëri “mbretërojnë”, policia inekzistente dhe e paaftë për të parandaluar këto fenomene

Shkruar nga Rigels Seliman 14 Mars 2023

Ekzekutimet me pagesë të tipit mafioz, atentatet me tritol, shkëmbimi i zjarrit në zona të banuara, vrasjet për hakmarrje, për motive të dobëta dhe ato të pasionit, si dhe aksidentet e shumta, kanë qenë kryefjalë e zhvillimeve të aktualitetit përgjatë këtij viti dhe atij që sapo lamë pas, ku vetëm në harkun kohor të dy javëve, janë regjistruar disa atentate dhe sulme me armë, me një bilanc tragjik prej gati 10 viktimash dhe disa të plagosurish. Ndër ngjarjet me të rënda, janë vrasja e trefishtë që tronditi kryeqytetin e Shqipërisë dhe mbarë opinioni publik mesditën e të mërkurës së 1 marsit nga krimet e një 40-vjeçari, një ish-i dënuar, vrasës i pashëruar që i mori jetën nga breshëria e kallashnikovit 3 grave të reja dhe plagosi tre të tjera, në tre zona të ndryshme të Tiranës. Vrasësi quhet Dan Hutra përveç ekzekutimit të 3 grave, ku pas disa orësh kërkim dhe në liri të plotë, ai u lokalizua dhe arrestua në momentin që do kryente vrasjen e katërt diku në periferi të Tiranës. Ndërkohë një ngjarje tjetër që ka tronditur opinion publik, ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, teksa grupet kriminale gjuajtën kuturu në drejtim të një lokali pa iu dridhur qerpiku. Plumbat që u lëshuan pa gjetur shënjestrën mbrëmjen e së dielës në drejtim të lokalit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, i morën jetën gabimisht një të pafajshme, Mimoza Pajës, 58 vjeç, banakiere në lokal. Gjithashtu, plumbat që lëshuan persona ende të paidentifikuar nga një makinë në lëvizje, lanë të plagosur edhe 6 të tjerë, mes të cilëve edhe mbesën e banakieres, vetëm 10-vjeçare. Sipas uniformave blu, mësohet se shënjestër e atentatit ishte Fatjon Murati, një persona me precedent kriminal dhe i njohur nga policia. Ndërsa ngjarja tjetër ka të bëjë me një aksident tragjik që ndodhi javën që shkoi, ku 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë në Tiranë, në mbikalimin e TEG. Ky aksident u shkaktua nga një ri, i cili njihej si problematik nga policia sa i takon moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia është në “gjumë letargjik”
Por asnjë prej vrasjeve nuk është zbardhuar, përveç ngjarjes që kishte si autor Dan Hutrën, ndërkohë që nuk janë ndaluar as ekzekutorët as porositësit e këtyre atentateve mafioze. Shifrat tregojnë se Policia e Shtetit e ka humbur betejën me krimin, por edhe besimin e qytetarëve, teksa rezulton e infektuar nga krimi, pasi në muajt e fundit në pranga kanë rënë disa punonjës policie, ndërsa shumë të tjerë janë nën hetim, të cilët akuzohet për korrupsioni, bashkëpunim me grupet dhe individët me rekorde kriminale, apo dekonspirim hetimesh. Shoqëria shqiptare duket e dorëzuar përballë pasojave të krimit, diplomatët e huaj në vendin tonë kanë zgjedhur heshtjen, ndërkohë media mbetet i vetmi oaz ku ky fenomen denoncohet, sikundër gazeta “SOT” po e ngre si shqetësim sot. Nëse policët mund të tolerohen për të parandaluar një krim apo vrasje për motive të dobëta, në qoftë se nuk kanë të dhëna për autorët. Apo nëse policia mund të tolerohet nëse një aksident i frikshëm vjen si pasojë e një shoferi të dehur apo aventurierë, që nuk është skeduara më parë si problematik. Mirëpo në rastet e sipërpërmendura, duket qartë se kemi të bëjmë me një paaftësi totale të policisë. Dy vrasësit e grave kanë qenë personazhe të njohur të botës së krimit, që minimumi policia e ka detyre dhe me ligj t’i survejojë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, duke treguar se gjithë zinxhiri i policisë, që nga operatorët e zonave, tek policia kriminale kanë dështuar me sukses. Ndërsa në rastin e aksidentit që ndodhi në TEG, ku humbën jetën 3 të rinj, dështimi i faturohet Policisë Rrugore, e cila nuk kishte marrë masa ndaj personit që shkaktoi aksidentin, për shkak se i riu ishte i skeduar si problematik nga Policia Rrugore. Pra, kjo do të thotë se niveli i kriminalitetit, vështruar për nga dinamika-intensiteti, llojet, përmasat e akteve tepër të dhunshme e me pasojë të rëndë, grafiku në rritje i krimeve kundër personit, i jetës dhe shëndetit, zhvillimet galopante të trafiqeve, sidomos të lëndëve narkotike, na ka vendosur përballë një pasigurie qytetare, që nuk ka qenë asnjë herë më parë në dekada të tëra në Shqipëri.
Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Mbetet mister si u lirua ky monstër.
Si u lirua Fatjon Murati nga gjyqtarja Migena Laska?
Fatjon Murati u lirua në heshtje, nuk pati një komunikatë për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, në një apartament në zonën e Farkës, bashkë Kristjan Gjinin të kapur nga policia më 13 korrik. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë nga gjyqtarja Migena Laska, në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, ndërkohë që Prokuroria ka qenë kundër. Çështja për “armëmbajtje pa leje” është dërguar për gjykim dhe pritet që në datën 15 mars, pra pas 2 ditësh, prokuroria do të japë konkluzionet. Mirëpo, në një kohë kur Fatjon Murati ishte në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, ai nuk e ka respektuar, por është arratisur nga banesa e tij pak ditë para ngjarjes. Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen. Lokali i Fatjon Muratit ruhej me kamera sigurie, deri para pak kohësh kur policia nisi aksionin dhe këputi fijet e krimit.
Aksidenti te mbikalimi i TEG, i riu ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore në pak muaj
Shtetasi me iniciale K.R., 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin tek rrethrrotullimi i TEG, ku humbën jetën 2 vajza si dhe vet i riu pak orë pas ngjarjes, ishte pajisur me lejen e qarkullimit para 1 viti.
Nga burime për media mësohet se 20 vjeçari ishte ndëshkuar 5 herë brenda pak muajsh nga policia rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndaj tij janë marrë masa për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator, nuk zbatoi sinjalistikën më 7 tetor 2022, është gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022, kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022, pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022.
Më të lexuarat


Piramida e Tiranës do të presë samitin e Procesit të Berlinit

“Serbia është armatosur rëndë”/ Paralajmërimi i fortë i ish-ministrit të Brendshëm: E ka detyrë kushtetuese të...

“Harrojeni, nuk ka ndarje të Kosovës”/ Eksperti i sigurisë bën paralajmërimin e fortë: Nis Lufta e III Botërore nëse...

Prokurori i njohur kërkon “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit, së bashku me Artan Tafanin dhe Laert Haxhinë

Ngrihet alarmi në Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Sulmi, plan i mirëfilltë ushtarak për pushtim gradual

Eksperti i sigurisë plas deklaratën ‘bombë’: Numri i terroristëve serbë të vrarë në Basnjkë është më i madh: Nga burimet që kam...

Dëmet nga përkeqësimi i motit, autoritetet qendrore e lokale takim me fermerët

Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë në OKB, Hasani: Krenarë që kemi drejtuar Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike

Ushtria serbe afër kufirit/ “Le ta provojnë prapë”, eksperti i sigurisë zbulon skenarin: Ja çfarë do të ndodhë nëse Serbia sulmon Kosovën
