BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqenin e Farkës, gjykata dënon me 21 vite burg Selman Alijan

Vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqenin e

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 21 vite burg Selman Alijan, i cili rreth dy vite më parë vrau me çekiç babanë e tij dhe i hodhi trupin në liqenin e Farkës. Togat e zeza të Krimeve të Rënda e kanë gjetur fajtor 28-vjeçarin për veprën penale të vrasjes në familje dhe rreth tre javë më parë e kanë dënuar atë. Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit, goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana. I riu Alija ka dëshmuar gjatë fazës së hetimeve se gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë ishte me babanë e tij. Rreth orës 17:00 të së dielës, i ati i tha se ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”. Në këtë moment, Alija e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë. Trupin e ka hedhur në liqen dhe është larguar në drejtim të Kukësit. Rreth tre javë më parë Gjykata për Krime të Rënda vendosi: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Selman Fejzi Alijës, për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe, në bazë të nenit 79/c të Kodit Penal, e dënon me njëzet e një vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Selman Fejzi Alija fillon t’i llogaritet nga data 23.12.2017, dita e arrestimit tij”, shkruhet në vendimin e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 22 vite burg për 28-vjeçarin, ndërsa mbrojtja në konkluzionet përfundimtare, kërkoi ndryshimin e akuzës, nga “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në “Vrasje e kryer në kushte të tronditjes së fortë psikologjike”. “Mbrojt ja në përfundim kërkoi ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i K. Penal në veprën penale ‘Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike’, të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal”, shkruhet në vendim, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata, që e ka shpallur fajtor për vrasje brenda familjes. Nga dëshmitë e dhëna nga të afërm, por edhe të vetë 28- vjeçarit, duket se dhuna dhe ofendimet e kanë shtyrë Selman Alijën të vriste babanë e tij. Familjarët e 28-vjeçarit kanë pohuar në gjykatë se pas fejesës, pa dëshirën e tij, marrëdhëniet atë e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate. Nga dëshmia e mamasë së të riut dhe motrës së tij, flitej për një histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike të zgjatura në kohë. Pranimi i krimit Selman Alija është arrestuar në Kamzë, në dhjetor të 2017-ës, kur pas një udhëtimi deri në Kukës pas vrasjes, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Menjëherë pas arrestimit, Selman Alija e ka pranuar atë që kishte bërë, duke treguar edhe detaje për ngjarjen. “Mbrëmjen e 22 dhjetorit, rreth orës 17:00, kur ishte errësuar, isha në derën e avllisë së shtëpisë, në portën kryesore, së bashku me babanë, Fejzi Alija, ku po shkarkonim disa materiale për shtëpinë nga një zetor. Këto materiale i kishim marrë te motra e babit. Në kohën që po shkarkoja thasët me materiale nga mjeti, babai më ka thënë që ‘nusen tënde e kemi përgjysmë së bashku’. Ndërkohë, kanë qenë disa gjurmë gjaku, që kanë bërë familjarët e tjerë të dyshonin se në banesën e tyre mund të kishte ndodhur një krim. Në dëshminë e saj, nëna e të pandehurit tregon se në oborr ka parë gjurmë gjaku dhe u ka treguar fëmijëve të saj, të cilët kanë shkuar në polici dhe kanë bërë denoncimin. “Pasi po kontrolloja rreth e rrotull nëpër shtëpi në një tokë aty afër, kam gjetur gjurmë gjaku dhe u thashë fëmijëve për këtë. Më pas vendosëm të njoftonim policinë. Pas kësaj djali dhe dhëndri telefonuan Policinë dhe më pas shkuam në Komisariatin e Policisë nr. 1. Aty kemi kallëzuar faktin që nuk e dinim se ku ndodheshin Selmani dhe Fejziu dhe u treguam edhe që kemi gjetur gjurmë gjaku te toka”, është shprehur ajo.

Elvis MYRTA