BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrau dy motrat në Astir me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Vrau dy motrat në Astir me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e rëndë të dy motrave Zhaneta Meta dhe Kristina Bardhi mëngjesin e 31 dhjetorit 2020 në Tiranës duke kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për 62-vjeçarin Përparim Ademi, i cili është shpallur i pandehur për krimin tronditës të ndodhur afro 1 vit e gjysmë më parë. Autori vrasjes së dyfishtë po mbahet në burg dhe pret të gjykohet për 3 vepra penale: vrasje, armëmbajtje pa leje dhe trafik fëmijësh. Ai u arrestua pak orë pas ekzekutimit të dy motrave në banesën e Zhaneta e Metanit. Sipas dëshmive dhe hetimeve u zbulua se Ademi kishte lidhje intime me Metanin dhe Bardhin dhe këto i kishin kërkuar që ai të pranonte fundin e këtyre marrëdhënieve. Mediat greke, por dhe familjarë të dy motrave viktima treguan se Metani i kishte shfrytëzuar prej vitesh si prostituta në Selanik dhe kishte shitur 10 fëmijë që kishte pasur me të dyja gratë.
Si ndodhi krimi tronditës?
Mëngjesin e 31 dhjetorit 2020, Përparim Ademi shkoi me biçikletë në banesën e Zhaneta Metanit në rrugën “Bajram Tushi” në zonën e Astirit. Ai kishte marrë me vetë një kallashnikov që e kishte fshehur brenda një çante. Për të realizuar vrasjen e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, ai përdori si karrem nipin e tij të quajtur Kastriot. Pasi shkoi në apartamentin e Zhaneta Metanit në katin e tretë të pallatit, derës i trokiti Kastrioti dhe djali 15-vjeçar i Zhanetës pa nga syri magjik nipin e Ademit. Më pas, mamaja e tij shkoi të hapte derën dhe pyeti se cili ishte. Me të hapur derën, ka ndërhyrë Përparim Ademi duke zbrazur breshëri kallashnikovi ndaj Zhaneta Metanit. Në banesë ka qenë dhe motra e Zhanetës, Kristina Bardhi dhe dy fëmijët e viktimës (djali dhe vajza). Edhe pse i biri i Zhanetës ka dashur telefonojë policinë, tezja e tij Kristina ka këmbëngulur që ai të mos marrë forcat e rendit. Më pas, Përparim Ademi, pasi ka vrarë Zhaneta Metanin ka shkuar drejt dhomës ku ndodhej Kristina dhe nipi i saj. Ai ka goditur sërish me kallashnikov ndaj motrës së Zhanetës duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, Ademi është larguar rrugicave të Tiranës me kallashnikov në dorë. Pak kohë pas ngjarjes, Përparim Ademi u kap nga uniformat blu.
Ademi kishte lidhje intime me të dyja motrat, gruaja e tij në dijeni, ja historia në Greqi
Pas vrasjes së dyfishtë të motrave Metani dhe arrestimit të autorit, policia mori dëshmitë e familjarëve të viktimave dhe bashkëshortes së Përparim Ademit. Të dhënat treguan se Ademi kishte lidhje intime paralelisht me të dyja motrat. Ai e kishte njohur Zhaneta Metani para më shumë se 20 vitesh. Gruaja e tij, Vjollca Tela pranoi se ajo ishte në dijeni të marrëdhënies së burrit të saj, Përparimit me Zhanetën, por duke mos dashur të dëmtonte familjen me divoric, heshti përballë tradhëtisë. Madje, pranoi se dy familjet kalonin bashkë dhe pushimet e verës. Vjollca shton se me qëllim që të ruante lidhjen me burrin e saj, kishin rënë dakord që të merrnin mbiemrat e njëri-tjetrit. Përparim Ademi kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë me bashkëshorten. Më pas, ai kishte nisur një tjetër lidhje jashtëmartesore, këtë herë me motrën e Zhanetës, Kristinës. Në 25 dhjetor, të dyja motrat i kërkuan Përparim Ademit t’i jepte fund marrëdhënies së dyfishtë me to. Në 30 dhjetor, ai mori me kërcënim në makinën e tij Zhanetën dhe e dërgoi në Kërrabë ku i kërkoi të vazhdonin marrëdhënien mes tyre. Një tjetër shkak që mendohet se mund të ketë shtyrë Ademin drejt krimit të tmerrshëm, është se ai ishte në dijeni që Zhaneta ishte në marrëdhënie intime me një tjetër person. Pas vrasjes, djali i Zhanetës tregoi për grupin hetimor se nëna e tij i kishte treguar se babai i vërtetë i tij ishte Përparimi, por ai nuk e besoi asnjëherë një gjë të tillë. Vëllai i Zhanetës Metanit dhe Kristina Bardhit rrëfeu për policinë se Përparim Ademi i kishte shfrytëzuar si prostituta dy motrat, madje kishte shitur 10 fëmijë që kishte pasur me to në Selanik të Greqisë.