Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrau efektivin e FMN, Apeli i Krimeve të Rënda dënon me burg përjetë David Qosen

Postuar: 26/05/2019 - 07:56

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm David Qosen, e akuzuar për vrasjen e efektivit Adrian Kodrën. Togat e zeza të Apelit të Krimeve të Rënda lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar me vendim të formës së prerë 31-vjeçarin. Gjatë gjithë këtij procesi në të dyja shkallët mbrojtja ka pretenduar se i riu ka pasur probleme mendore, por ekspertët psikiatër në të dyja shkallët e gjyqësorit kanë vlerësuar se David Qosja është i përgjegjshëm mendërisht. Ngjarja për të cilën akuzohet 31-vjeçari ndodhi shtatorin e vitit 2016 në Torovicë të Lezhes ku i pandehuri terrorizoi banorët duke qëlluar me armë në fshat. Sipas prokurorisë, Qosja në kohën kur ka mbërritur policia ka qenë në katin e dytë të banesës së tij duke qëlluar me armë në drejtim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Viktima Adrian Kodra është afruar në drejtim të shtëpisë së David Qoses dhe e ka thirrur në emër atë, duke i kërkuar të dorëzohet. Por autori duke ndjerë rrezikun ka qëlluar në drejtim të efektivit të FNSH-së duke e lënë të vdekur në vend. Në këtë kohë koleget e efektivit te vrarë kanë intensifikuar sulmin dhe 31-vjeçari është hedhur nga dritarja e katit të dytë. Ai ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga blutë vetëm pak metra larg shtëpisë.

Dosja

Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50 shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë një njoftim se shtetasi David Qosja ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik. Pasi është vlerësuar situata si problematike, shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vendit ku dhe pretendohej se po qëllohej. Pasi kanë arritur në fshatin Torovicë ata kanë konfirmuar situatën e raportuar. Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T. T., si zëvendëskomandant, viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë E. B., dhe V. T., ka qenë duke lëvizur në drejtimin Veri-Jug duke pasur banesën e të dyshuarit ne krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer në drejtimin Jug-Veri, me banesën tashmë në krahun e majtë ne një distancë fare të afërt me të. Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të s’postohej disa metra me tutje për të pasur një fushë pamje më të plotë të objekti (banesa e David Qoses) dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar. Duke qenë se tashme pjesa ballore e objektit ishte nën kontroll, por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i banesës së të dyshuarit, një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim të pjesës së pasme të objektit, ndërkohë që V. T., dhe E. B., kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës. Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian Kodra i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër ju ka thënë se “është vrarë Ardiani”. Pas kësaj ai është marrë me mjet te blinduar dhe është dërguar pranë spitalit por me gjithë ndihmën e dhenë ai ka ndërruar jetë. Pas kësaj janë intensifikuar veprimet si për negocimin me të dyshuarin ashtu dhe ato përgatitore për neutralizimin e tij dhe pas disa orësh është bërë e mundur kapja e këtij të dyshuari së bashku me armën mjet e krimi. Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes, pozicionimi i forcave policore në raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit, qitjet e këtij të fundit, dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e Ardian Kodrës, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blindi në momentin e qëllimit ndaj tij, e konkretisht atë të shtetasve V. T., dhe E. B .

Elvis Myrta

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 23:47

Një shqiptar ka shkaktuar një rrëmujë në një lokal në qytetin e Milanos në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptar ishte gjysmë i zhveshur dhe i dehur në momentin që është future brenda në lokal.

Postuar: 20/07/2019 - 23:29

 Ambasada Amerikane nxit nxënësit e rinj të Tiranës që të angazhohen në komunitet dhe të sje

Postuar: 20/07/2019 - 21:09

Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit.54 vitet e jetës i ka kaluar në

Postuar: 20/07/2019 - 20:42

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec.Një motor dhe n

Postuar: 20/07/2019 - 19:25

Ditën e sotme deputetja Aurora Mara ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan mbi mbyllj

Postuar: 20/07/2019 - 18:32

Pedagogu i njohur, Artan Fuga në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, pyetur nëse SPAK-u

Postuar: 20/07/2019 - 18:24

Pas tri rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqi