BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Aktualitet

Vrau gruan me levë dhe më pas e masakroi me gërshërë, flet dhëndëri i familjes Tosuni nga Durrësi dhe tregon shkakun përse ndodhi krimi monstruoz

Vrau gruan me levë dhe më pas e masakroi me gërshërë,

Qyteti i Durrësit i trondit mesditën e sotme nga vrasja e Hajdie Tosunit nga bashkëshorti i saj Ruzhdi Tosuni.

Ndërkohë në një intervistë për ABCNews, dhëndri i familjes Tosuni mohon që çifti të ketë patur konflikte të mëparshme dhe aq më pak vrasja të ketë qenë për shkaqe xhelozie.

“Shkak ka qenë një konflikt i çastit. Thjesht debat prej tensionit të momentit. Kanë qenë shumë normal me njëri-tjetrin. Madje dje piva kafe me Ruzhdiun”, tha Kastriot Berisha.

Më tej, ai shtoi se gjithçka ishte e papritur për ta.

Ruzhdi dhe Hajdie Tosuni kishin tre vajza nga martesa e tyre e gjatë.

Mësohet se çifti është konfliktuar fillimisht dhe gjatë debatit bashkëshorti Ruzhdi Tosuni 63 vjeç, ka goditur fillimisht Hajdien me një levë hekuri, ndërsa më pas e ka qëlluar edhe me gërsherë.

Pas krimit, ai ka mbyllur qepenin e dyqanit ku punonin bashkë dhe ka shkuar për të blerë cigare. Më pas ka hyrë në farmacinë pranë biznesit të tyre duke i thënë të pranishmëve që kishte vrarë gruan.

Ruzhdi Tosuni është ulur në hyrje të biznesit duke pirë cigare, ndërkohë që policia vinte në vendin e ngjarjes.