Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrau ish gruan gjyqtare, Apeli i Krimeve të Rënda i jep burgim të përjetshëm Fadil Kasemit

Postuar: 16/05/2019 - 07:56

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij rreth një vit e gjysmë më parë. Togat e zeza të Apelit të Krimeve të Rënda dënuan dje me vendim të formës së prerë Kasemin duke i dhënë burgim të përjetshëm. Ai është shpallur fajtor për vrasjen ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildese Hafizi. Në procesin që u zhvillu në Shkallën e Parë, Fadil Kasemi pranoi autorësinë e vrasjes por u mbrojt duke argumentuar se e kishte bërë pas dyshimeve se bashkëshortja e tradhtonte dhe krimin e rëndë e kreu në gjendje të rëndë psikologjike. Avokati i Kasemit i kërkoi gjykatës dënimin e klientit të tij vetëm me 25 vite burg. Gjithashtu, mbrojtja pretendoi edhe rrëzimin e akuzës së rrëmbimit të personit. Por, trupi gjykues, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi e gjeti fajtor Kasemin për tre veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Rrëmbim personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, duke dënuar me një dënim të vetëm, burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht të 2017 gjatë kohës që gjyqtarja po hipte në mjetin e saj. Kasemi iu afrua makinës më një pistoletë në dorë duke e qëlluar dy herë në kokë. Vrasja e gjyqtares nga ish-bashkëshorti ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi ai kishte tentuar ta vriste në 2015 në plazhin e Golemit në sy të fëmijëve.

Dëshmia e Fadil Kasemit

Ndërkohë që në konkluzionet e tij, avokati i Kasemit, u përqendrua në analizën e motiveve të krimit, duke e konsideruar pretencën e prokurorit si emocionale dhe aspak profesionale,tha se ata i pranonin dy akuzat, por nuk ishin dakord me masën e dënimit të kërkuar. Ashtu si gjatë gjithë procesit, edhe dje,mbrojtja tha se krimi kishte ardhur në kushte të rënda të të pandehurit, për shkak se ishte ndeshur me tradhti bashkëshortore, mosmirënjohje dhe largimin e fëmijëve. Për të gjitha këto, avokati pretendoi lehtësimin e masës së dënimit, por një gjë e tillë, nuk u mor parasysh nga Gjykata. Në fund të seancës dha pretendimet e tij, edhe Fadil Kasemi, i cili u shpreh se ishte i penduar për krimin dhe se në kushte të tjera nuk do ta bënte. Ai pati edhe një kërkesë për fëmijët e tij, ndërsa iu drejtua me ndjesë të thellë. “Nuk dua të më falin për këtë që kam bërë, por dua që fëmijët të pranojnë të investojë te ata, nëpërmjet hallave dhe të afërmve”, tha Kasemi. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës, Fadil Kasemi, tregoi rrethanat e njohjes dhe martesën me gjyqtaren Fildeze Hafizi. Ndër të tjera, Kasemi, pohoi para trupit gjykues që ai e kishte ndihmuar gjyqtaren me Shkollën e Magjistraturës, që ajo ta merrte, qoftë edhe duke paguar. Për një fakt të tillë, që i pandehuri e përmendte për të dytën herë, gjatë procesit, gjykata i kujtoj se ishte duke deklaruar rrethana, që përbënin element të një tjetër vepre penale dhe këto deklarime, mund të përdoreshin kundër tij, në një proces tjetër. Por pavarësisht kësaj, avokati i Kasemit tha se i kanë marrë parasysh të gjitha dhe se i qëndronte deklarimeve.

Ngjarja

Referuar prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në datë 31 gusht të vitit të vitit 2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë. Në kohën që Fildeze Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga një parukeri dhe është futur brenda në automjetin e saj, të parkuar aty pranë, është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë, i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës “Bardhyl”, automjetit furgon “Benz Mercedez”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet K. T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës, i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hipur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K. T., ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K. T., e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të tij.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 19:50

Një çiklist me shtetësi italiane është aksidentuar pasditen e sotme, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ndërsa çiklisti i aksidentuar është identifikuar si Massimo Rossa.

Postuar: 23/05/2019 - 19:36

Tre 15-vjeçarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Fierit.

Postuar: 23/05/2019 - 19:01

Në rrugën e “Elbasanit”, në një garazh, ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta.

Postuar: 23/05/2019 - 18:40

Këtë të enjte janë sekuestruar 36 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Postuar: 23/05/2019 - 18:37

 36 mijë gjimnazistë janë në ankth për mbarëvajtjen në provimet e Maturës Shtetërore.

Postuar: 23/05/2019 - 18:12

Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone të Italisë ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi ak

Postuar: 23/05/2019 - 17:49

Dy ditë para protestës së opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimi