BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Vrau me kallashnikov dy turistët çekë në Dukagjin në 2015, Gjykata e Lartë lë përjetë në burg Sokol Mjacajn

Vrau me kallashnikov dy turistët çekë në Dukagjin në

Autori i vrasjes makabre të çiftit çek Michael Svatos dhe Anna Kasinoves në fshatin Prekal të Dukagjinit në 3 korrik 2015, Sokol Mjacaj do të duhet të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë vendosi ditën e djeshme që të rrëzojë rekursin e 27-vjeçarit, i cili kishte kërkuar rishikimin e  vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës në 2018, e cila kishte vendosur po ashtu dënimin me burgim të përjetshëm për vrasësin e çiftit të turistëve nga Republika Çeke. Mjacaj kërkoi gjykim të shkurtuar, por Gjykata e Lartë e konsideroi të paarsyeshme kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Shkodrës.
Ja si ndodhi krimi makabër
Në 3 korrik 2015, Sokol Mjacaj, vetëm 20 vjeç, hipi në makinën e turistëve nga Rep.Çeke Svatos dhe Kasinoves duke mbajtur kallashnikov në dorë. Pasi automjeti eci për disa minuta, në fshatin Prekal Svatos tentoi t’i merrte armën të riut Mjacaj, por ky i fundit ekzekutoi atë dhe partneren e tij Kasinoves. Ai grabiti telefonin e njërit prej viktimave dhe është larguar në drejtim të një lokali në fshatin Prekal. Aty, Sokol Mjacaj porositi kafe dhe i ofroi kamerierit një aparat fotografik kundrejt 5 mijë lekëve (të reja). Kamarieri nuk ka pranuar këtë çmim pasi pa që aparati ishte thyer dhe i konsumuar, por në fund i ofroi Mjacajt 500 lekë (të reja) dhe mori pajisjen. Pasi Mjacaj është larguar, kamarieri ka hapur aparatin fotografik dhe u trondit kur pa fotot e viktimave çekë të ekzekutuar. Menjëherë më pas, ai ka lajmëruar policinë. Autori i krimit u kap 2 ditë pas ngjarjes fshatin Grudë e Re në një banesë dy katëshe. Për arrestimin e tij u angazhuan 350 forca të policisë së Shkodrës, RENEA-s, FNSH, etj.
Mjacaj në burg: Doja t’i grabisja, prindërve të viktimave u kërkoj ndjesë
Në shtator të 2015 dëshmoi në një media të gjithë ngjarjen. Ai tregoi se nuk i kishte kërcënuar dy turistët, por u kishte marrë telefonin dhe çelësat e makinës. Më pas, pasi Michaeli dhe Anna u bindën, ai u dha çelësat dhe hipi në makinë me ta në fshatin Lotaj, por nuk ua ktheu telefonin.  Në afërsi të fshatit Prekal, Michaeli shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’i merrte armën Sokol Mjacajt, por ky i fundit tregoi se shkrepi kallashnikovin ndaj të dyve duke i lënë të vdekur në vend. Mjacajt shtoi se ka lënë në makinën e tyre njërën prej atleteve dhe pastaj është nisur drejt Hotit të Ri te familjarët e tij. Pasi ata e kishin pyetur se përse kishte mbetur me një atlete në këmbë, ai iu përgjigj se ishte rrëzuar nga motorri. Për sa u përket familjarëve të viktimave, Mjacaj u shpreh se u kërkon falje “I penduar jam shumë. Unë e mendoj vetë, do jepja jetën time në vendin e atyre. (Prindërve të viktimave) u kërkoj shumë ndjesë. Ma bëni hallall për çfarë ju kam bërë. Ju kërkoj shumë falje”, deklaronte Mjacaj në një intervistë në 18 shtator 2015 nga burgu i Lezhës.
Mjacaj i përfshirë në vrasjen e një 13-vjeçari në 2010, bashkëpunoi me drejtësinë
Mjacaj dhe vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra vranë 13-vjeçarin Agim Leraj në vitin 2010 duke tentuar t’i grabisnin varësen. Por, pasi viktima ka kundërshtuar, ata e kanë vrarë dhe trupin e tij e hodhën në lumin Shalë. Mjacaj, atë kohë 15 vjeç, u dënua me 10 vite burg, por për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë, rrëfeu të gjithë ngjarjen dhe dënimi iu zbrit në 5 vite burg. Ndërkohë, Gjykata e Shkodrës dënoi Besnik Kodrën me burgim të përjetshëm, kurse Edmond Kodrën me 25 vite burg. Po në intervistën e dhënë në 18 shtator 2015, Mjacaj tha se viktimën Leraj dhe vëllain e tij i kishte shokë. Mjacaj pranoi se dhe autorin e vrasjes Besnik Kodrën e kishte shok. Ai mohoi qëllimin për të grabitur Agim Lerajn, por tregoi se ai dhe vëllezërit Kodra i kishin kërkuar viktimës të tregonte një vend me qëllim që të mbillnin drogë. “Ai djali që ka vdekur ka qenë shok me mua, vëllain e tij unë e kam pasur shumë të ngushtë. Pavarësisht se edhe personin që është dënuar e kam pas shok. Vrasjen e ka bërë Besnik Kodra. Atij i ngeli në dorë. Nuk kishim plan ta vrisnim. Kemi shkuar që të na tregonte për të mbjellë hashash në atë zonë”, rrëfehej Mjacaj 7 vite më parë.