BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x

Aktualitet

Vrau me kallashnikov fqinjin në Fushë-Krujë për punën e druve, arrestohet pas 2 ditësh autori Klodian Keqi, po arratisej drejt Greqisë me dy kushërinjtë e tij

Vrau me kallashnikov fqinjin në Fushë-Krujë për punën e

Vrasësi i 55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës para 3 ditësh u arrestua dje në Konispol në tentativë për t’u arratisur drejt Greqisë. 40-vjeçari Klodian Keqi po transportohej me një automjet nga dy persona. Në momentin e operacionit, Keqi nuk e kishte me vete armën me të cilën kreu vrasjen e bashkëfshatarit Hushi në zonën e pyllëzuar të Zgërdheshit. Uniformat blu të Sarandës prangosën dhe dy shoqëruesit e Keqit, Lavdim Kasalla, 25 vjeç, dhe Kujtim Gjoka, 30 vjeç. Ndaj këtyre të fundit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Klodian Keqi do të gjykohet për veprat penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Si ndodhi ngjarja? Keqi tentoi të vriste një njeri në 2010
Në orën 09:45 të datës 10 gusht, Klodian Keqi ndodhej në zonën e pyllëzuar të fshatit Zgërdhesh së bashku me Luan Hushin. Sipas informacioneve, mes tyre pati një debat për çështjen e prerjes së druve. 40-vjeçari Keqi mori më pas kallashnikovin dhe qëlloi me breshëri ndaj Hushit. 55-vjeçari mori plumba në bark dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Traumës, por rrugës ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Pas ngjarjes, Klodian Keqi u zhduk në drejtim të paditur. Por, Keqi rezulton dhe person me precedent penal. Në vitin 2010, ai dhe vëlla i tij Jetmir Keqi shkuan të armatosur për të vrarë Mustafa Dacin, një tjetër bashkëfshatar të Zgërdheshit. Ky i fundit dhunoi njërin prej vëllezërve Keqi në 2009. Ata i dolën përpara Dacit në pikën e karburantit të fshatit dhe palët shkëmbyen zjarr mes tyre. Vëllezërit Keqi kishin kallashnikov, kurse Daci me shotgun. Në këtë ngjarje, mbetën të plagosur Jetmir Keqi dhe Mustafa Daci, ndërsa Klodiani u shpall në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Durrësit
“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Horizonti’. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi. Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar ‘Horizonti’, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin K. K., 40 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak’. Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’, edhe shtetasit:  L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek. Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Më të lexuarat