BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

Vrau me thikë bashkatdhetarin, policia italiane merr vendimin drastik për 42-vjeçarin pas përfundimit të dënimit

Vrau me thikë bashkatdhetarin, policia italiane merr vendimin drastik

Ekipi i Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të një shqiptari 42-vjeçar të ndaluar deri më tani në burgun Mario Gozzini në Firence, ku vuante dënimin me 14 vjet për veprën penale të vrasjes. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2008 në Grosseto, ku në kulmin e një sherri, 42-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë në fyt një bashkëatdhetarin e tij dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Sulmuesi u kap pak më pas i gjakosur nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes.

42-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, kur shefi i policisë së provincës së Firences, Maurizio Auriemma, pas marrjes së lejes nga autoritetet konsullore shqiptare, zbatoi urdhrin e masës alternative të dëbimit nga territori kombëtar, pasi shqiptari konsiderohet i rrezikshëm.

Më pas shqiptari është shoqëruar nga Policia e Shtetit për në aeroportin e Pizës dhe ka hipur në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit drejt vendit të origjinës.

Këtu ai iu dorëzua autoriteteve të policisë shqiptare me ndalim kthimin në Itali për 10 vitet e ardhshme, nëse nuk dëshiron të përfundojë sërish në burg.