Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte, policia arreston pas një viti në arrati autorin Nik Lulashi

Postuar: 12/07/2019 - 07:35

Pas një viti në kërkim, forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së ndodhur në shtator të 2018. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin Nik Lulashi, i cili para një viti ekzekutoi pronarin e shtëpisë, Tahir Bajraktari, ku ishte punësuar. Vrasja ndodhi në bjeshkën e Doberdollit në Tropojë. Pas ngjarjes, Lulashi u arratis për t’iu shpëtuar forcave të policisë, ndërsa ra dje në pranga. Sipas njoftimit të policisë, Nik Lulashi ka qenë i fshehur në fshatin Bregu i Lumit në Dukagjin. “Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për vrasje. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë. Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Tani 55-vjeçari i arrestuar pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vrasja

Por si ndodhi vrasja e Tahir Bajraktarajt në shtator të vitit 2018? Si fillim ekzekutimi i tij u raportua si vetëvrasje, por më pas grupi hetimor zbuloi se Bajraktaraj ishte vrarë nga personi që kishte punësuar për t’i rregulluar shtëpinë. Ai u gjet i vdekur brenda banesës së tij në Doberdol. Autori i krimit, Nik Lulashi ishte i punësuar nga Bajraktari dhe në momentin e krimit mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për pagesën. Nik Lulashi ka kërkuar më shumë para sesa i ka ofruar viktima për punën e kryer në objekt dhe kjo ka ndezur debatin mes të dyve. Tahir Bajraktari çdo vit udhëtonte nga Tirana, ku edhe banonte dhe kalonte pushimet në shtëpinë verore të ndërtuar në bjeshkë. Bajraktari, me profesion mekanik, do qëndronte për disa ditë në shtëpinë e rindërtuar, ku energjinë elektrike kishte mundur ta siguronte vetë përmes një mini-çentrali të ndërtuar pranë fshatit dhe me të cilin furnizonte edhe fqinjët e tij. Gjithashtu, ai kishte arritur të siguronte edhe shërbimin e internetit në banesën e tij, por edhe të fqinjëve. Dy ditë para se të ndodhte ngjarja, Tahir Bajraktari udhëtoi nga Tirana në drejtim të vendlindjes, por ky do të ishte udhëtimi i fundit i 69-vjeçarit pasi do të qëllohej për vdekje brenda në shtëpinë e tij të pushimit nga Nikë Lulashi, 54-vjeç. “Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë. Shtetasi N. L. dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë”, ishte njoftimi i policisë pas vrasjes së ndodhur. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:38

Një celulë terroriste iraniane që do të kryente sulme në Shqipëri është zbuluar nga policia shqiptare.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tregoi disa detaje.

Postuar: 23/10/2019 - 23:28

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Abdulselam Turgut është i njohur si një nga bosët e trafikut të

Postuar: 23/10/2019 - 23:11

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se në muajin mars të 2018 autoritetet kishin frikë se objek

Postuar: 23/10/2019 - 22:29

Pamjet e kamerave të sigurisë në juglindje të Melburnit mund të mbajnë “çelësin” për

Postuar: 23/10/2019 - 22:12

Egon Velaj u emërua pak ditë më parë nga ministria Etilda Gjonaj si drejtor i paraburgimit në Vlo

Postuar: 23/10/2019 - 21:58

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detaje rreth operacionit k

Postuar: 23/10/2019 - 21:41

Si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta