Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vritet me thikë 7-vjeçari shqiptar, u gjet në rrugë nga mësuesi i tij

Postuar: 21/03/2019 - 20:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër. Një 7-vjeçar kosovar është vrarë me thikë dhe është gjetur i pajetë në mes të rrugës nga mësuesi i tij.

Mësohet se i mituri është me prejardhje nga komuna e Lipjanit.

Sipas medieve zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë derisa, është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij.

Më pas fëmija është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve ka bërë të ditur Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Baselit.

Pas veprimeve hetimore që nisën menjëherë, zyra e prokurorit shkruan se një një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit. Pak kohë më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Ëaaghof dhe rrëfeu për krimin. Derisa pas kësaj deklarate u arrestua.

Akoma nuk dihen motivet e vdekjes, ndërsa banorët janë shumë të shqetësuar për rastin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 19:14

Një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë sot në Greqi nga miku i tij.

Postuar: 17/07/2019 - 17:31

Shpërthimi i bombulës së gazit në një argjendari të hënën në zonën e ish- bllokut ishte vetëm një

Postuar: 17/07/2019 - 17:28

Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri.

Postuar: 17/07/2019 - 16:51

Mjekët okulistë thonë se po përballen me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet ng

Postuar: 17/07/2019 - 15:46

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrim

Postuar: 17/07/2019 - 15:35

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Postuar: 17/07/2019 - 13:58

Është rikthyer sërish sot vëmendja te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia