Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuri bast rrogën, por e humbi/ Në kushte depresive, burri nga Cërriku vret veten pas humbjes së Belgjikës

Postuar: 12/07/2018 - 19:38

Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish uzinës së naftës në Cerrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Dyshohet se 44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë, shumë të cilën e ka humbur me humbjen e Belgjikës.

Në kushte depresive 44 vjeçari duke vuajtur për veprimin e tij ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes.

N ë Cerrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në lloto por me shuma shumë të vogla. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Cërrik:

Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:33

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Postuar: 19/09/2018 - 23:01

Për shkak të dëbimit nga Gjermania, një baba kërcënoi të hedhë fëmijën nga dritarja.Kjo është dra

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i poli

Postuar: 19/09/2018 - 22:21

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe ngjarjet në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit.

Postuar: 19/09/2018 - 22:08

Një banor i fshatit Dukaj, A.K.

Postuar: 19/09/2018 - 21:50

Babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bas

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të n