Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhafaj terror grupeve kriminale: Policia do t’jua nxijë jetë

Postuar: 16/04/2018 - 12:09

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi sot se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve. Në këtë kuadër, ministri Xhafaj ka kërcënuar grupet kriminale që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe jashtë se ‘policia do t’ua nxijë jetën’.

“Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë takim që u pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët, me komunitetin. Ky forum nuk është një institucion. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi. Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jo vetëm që i kemi evidentuar por me bashkëpunimin e Prokurorisë kemi goditur një pjesë të rëndësishme të këtyre. Kemi goditur 7 grupe kriminale me persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë. Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis”, deklaroi Xhafaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 15:59

Pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kali

Postuar: 20/09/2018 - 15:51

U dyshua fillimisht për vetëvrasje, zbardhet ngjarja e rëndë në bjeshkët e Tropojës.

Postuar: 20/09/2018 - 15:35

Dosja e Emiliano Shullazit vijon të jetë një temë e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas

Postuar: 20/09/2018 - 14:53

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Arjan Verracaku në Shkodër.

Postuar: 20/09/2018 - 14:34

Një ditë pas plagosjes që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re,  nga spitali vijnë