BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Xhandarmëria serbe shkel kufirin e Kosovës, Hoti garanton hetim të thelluar, KFOR flet për patrullim                                                                                               

Xhandarmëria serbe shkel kufirin e Kosovës, Hoti garanton hetim

Ngjarja e kalimit të kufirit të Kosovës nga 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të maskuar e armatosur pranë restorantit “Oxygen”, në Karaçevë, ka nxitur reagimin e aktorëve politikë kosovar si dhe KFOR që duket se ka pjesën e vet në këtë incident. Sipas dy ish anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, pas analizimit të të dhënave dhe krahasimit të tyre në hartë, forcat serbe kanë hyrë rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit, ndërsa nëpër rrugë edhe më gjatë, konkretisht rreth 700 metra nga vija kufitare në drejtim të fshatit Muhovc. Lidhur me ngjarjen ka reaguar disa herë edhe Kryeministri Hoti, i cili ditën e djeshme tentoi të sigurojë opinionin publik se hyrja e ushtarëve nuk ka qenë okt agresioni. Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. “Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës. Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in”, ka shkruar Hoti.

Deklarata e KFOR

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni u shpreh më parë se KFOR ishte duke kryer hetime lidhur me ngjarjen ndërkohë që më tej ka theksuar se nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura, duke shtuar se së shpejti do të ketë një raport të saktë lidhur me këtë ngjarje. “Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarje. Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e komandantit të FSK-së, gjeneralit Rrahman Rama”, u shpreh Quni. Ndërkohë Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se të premten më 7 gusht, kanë zhvilluar një patrullim “të sinkronizuar” me forcat e armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka incidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me organizatat e sigurisë së Kosovës në afërsi të vijës kufitare administrative”, thuhet në një komunikatë të KFOR. Në mbështetje të kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se KFOR-i është shprehur i gatshëm të ri-fillojë patrullimet e përbashkëta edhe me Policinë e Kosovës.

Reagimi ministres së Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim.“Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO, ndërkohë që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak! Terrorizimi i popullit shqiptar të fshatit kufitar me Serbinë, përmes defilesë së uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hap plagët e krimeve të pandëshkuara, dhe traumat e luftës së vitit 1999”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.