BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Ylli Rakipi flet hapur për lëvizjen e Lulzim Bashës: Nëse ndodh një gjë e tillë, do të jetë fundi i Partisë Demokratike! Nesër nuk do ekzistojë më!

Ylli Rakipi flet hapur për lëvizjen e Lulzim Bashës: Nëse

Gazetari Ylli Rakipi tha se një qeveri të përbashkët PD dhe PS do të rezultonte fatale për Partinë Demokratike dhe do të ishte një tallje me shqiptarët.

Sipas tij nëse PD nëse ka ndërmend të bëjë qeveri të përbashkët, nuk do të ekzistojë më pastaj.

“Ilir Meta ka nuhatur, që ndoshta ka një marrëveshje për të patur qeveri të përbashkët pas vitit 2021. Nëse ndodh një gjë e tillë, PD do të rrudhet në atë masë, sa nesër të mos ekzistojë më.

Në Evropën Lindore, partitë që rrëzuan komunizmin, nuk kanë patur ndonjë fat të mirë, falë proceseve që ndodhin në këto shoqëri të ndërlikuara, erdhën dhe u likujduan.

PD, lidershipi i saj, apo Berisha që e solli këtë parti në këtë gjendje, duke e krasitur, do të kenë këtë fat nëse shkojnë drejt kësaj rruge. 

Edi Rama nuk është një njeri i zakonshëm për tu mundur. PD nëse ka ndërmend të bëjë qeveri të përbashkët, nuk do të ekzistojë më pastaj.

Kjo do të thotë të luash me fatet e njerëzve, jo me dëshirën të bëhet apo jo Basha kryeministër. Nëse nuk bëhet dot, të mos bëhet. Por nëse do të bëhet më këto metodologji, nuk ka kuptim”, tha Rakipi për TV T.