BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Aktualitet

‘Yuri Kim e ka gabim’, analisti i njohur sulmon ambasadoren amerikane

‘Yuri Kim e ka gabim’, analisti i njohur sulmon ambasadoren

Analisti Fatos Lubonja i konsideron veprimet e Prokurorisë Speciale si selektive, duke theksuar se një pjesë të kriminelëve dhe trafikantëve që janë pranë qeverisë nuk preken.

I ftuar në “Neës 24”, Lubonja komenton edhe deklaratat e ambasadores amerikane pak ditë më parë, e cila theksoi se SPAK duhet të lihet të bëjë detyrën.

“Marr spunto nga deklarata e ambasadores Yuri Kim, ku deklaronte se SPAK-u po bën punën e vet dhe duhet lënë i qetë nga një fushatë mediatike që sipas saj ishte sponsorizuar nga kriminelë.

Teza ime është kjo, pa dashur të mbroj kriminelët me të cilët kam qenë në luftë me ta në një far kuptimi, se një drejtësi që nuk funksionon sipas parimit që të gjithë janë të barabartë para ligjit, por një drejtësi që funksionon sipas parimit që disa janë më të barabartë se të tjerët, çon në një padrejtësi më të madhe.Duke dashur qoftë të dënohen disa kriminelë ku qëllimi nuk është drejtësia, por qëllimi tjetër sipas meje, është forcimi i disa kriminelëve të tjerë, atëherë rreziku është më i madh.Dhe SPAK-u ka dhënë prova të këtij selektiviteti. Ndërkohë që bëhen amnisti fiskale, ndërkohë ndaj Ora Neës bëhet një goditje.Selektiviteti konsiston në atë që një pjesë kriminelësh dhe narkotrafikantësh pastrojnë para në bashkëpunim me qeverinë, kush tjetër është kundra, pavarësisht se në fund fare lë gjykatën, të tjerët sulmohen nga SPAK-u. Në këtë kuptim kjo është selektive dhe forcon një bandë që është në pushtet.”-tha Fatos Lubonja.