BREAKING NEWS

Nga batutat e Ramës tek pjesëmarrja e Vangjush Dakos, çfarë nuk u pa sot nga Kongresi i PS (FOTOT)

Nga batutat e Ramës tek pjesëmarrja e Vangjush Dakos,
x

Aktualitet

Yuri Kim takohet me ministrin Çuçi, ambasada e SHBA del me njoftim zyrtar

Yuri Kim takohet me ministrin Çuçi, ambasada e SHBA del me njoftim

Diplomatja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me një tjetër ministër të qeverisë “Rama”, njofton ambasada amerikane në “Tëitter”.

Ambasadorja Kim është takuar me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e tregtisë mes SHBA dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te nxitja e më shumë mundësive për të dyja vendet.

“Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.