BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me vartësit

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me
x
BREAKING NEWS

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/ Spartak Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit: Franca gjithmonë ka qenë kundër territorit shqiptar, ç’ punë ka me...

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe akuzon Albin Kurtin, irritohen kosovarët dhe kërkojnë shpalljen “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme
x
BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x

Aktualitet

Zbardhen detaje nga aksioni i DEA dhe SPAK në laboratorin e drogës në Fier, kapen 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro, ja kush ishte porositësi i mallit dhe si funksiononte grupi

Zbardhen detaje nga aksioni i DEA dhe SPAK në laboratorin e drogës

Plot 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro është sekuestruar dy ditë më parë në një banesë në Frakull të Fierit, e cila ishte shndërruar në një laborator të mirëfilltë droge,ndërsa në pranga ka rënë edhe një nga porositësit e kësaj sasie që është Zenel Çervanakut nga Tirana. Operacion i bërë nga SPAK, autoritetet malazeze dhe DEA amerikane ka çuar në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër me shtetësi kolumbiane është në kërkim, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Zenel Cervanaku, mendohet të jetë vëllai i Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, edhe ky i fundit i arrestuar, pasi banesa e tij në Fier ishte shndërruar në një laborator droge. Në një deklaratë për media për operacionin e bërë dje në laboratorin me drogë në Fier SPAK u shpreh se porosia është bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik ishin 430 kg kokainë! SPAK nënvizon se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë ku u mor nga porositësi shqiptar. “Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon: 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm: 18 aparate telefonash celulare, 5 automjete, 2 Laptop, 2 arme gjahu dhe 20 paleta me rreth 24 TON "pleh artificial", brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 milion euro”, deklaroi dje një prokurori i SPAK.

Itinerari

Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg kokainë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Tivarit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022. Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi. Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku dje (24 nëntor) është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Frakull e Madhe në Fier. Në total janë kontrolluar 14 ambiente në Tiranë, Lushnje, Fier dhe 10 në pranga, 1 në kërkim.

Skema e ndjekur nga Çervanaku

Për të porositur drogën nga Kolumbia, Zenel Çervanaku i kishte marrë masat që në krye të herët. Në 19 janar 2022, pra 5 muaj para se të ngarkohet droga në Kolumbi, Çervanaku hapi edhe një kompani që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik. Siç bëhet e ditur, droga ishte fshehur në 20 paleta me rreth 24 ton "pleh kimik". Në skanerin e Portit të Tivarit, sasia e ngarkesës me pleh kimik, doli e pastër, mirëpo pas dyshimeve, u bë kontrolli fizik ku u zbulua droga, por u la të shkonte në destinacionin përfundimtar për të shkuar deri te porositësi.

Kush janë të arrestuarit?

Të arrestuar për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, por një pjesë e tyre janë jo pak të njohur për opinionin publik dhe policinë.  Përveç Zenel  dhe Viktor Çervanaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kreut të komunës, djali i tij Denilson Çervanaku, i arrestua bashkë më të fejuarën, Enxhi Ferhati, ka qenë futbollist. 25-vjeçari më së shumti ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, Olimpikut. I lidhur me laboratorin e drogës në Fier është edhe mjeku Julian Malaj, emër aspak i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar më herët sepse mjekoi dhe ndihmoi të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, pas plagosjes në përplasjen me armë në Papër të Elbasanit. Në atë kohë Dumani shkoi t’i bënte atentat Talo Çelës, po mbeti vetë i plagosur. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku  nëpërmjet një mesazhi, ka falënderuar të gjithë trupën policore të angazhuar për finalizimin me sukses të këtij megaoperacioni.