Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Aktualitet

Zbardhen detaje nga gjendja e të infektuarve te spitalet Covid, ja sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar (Në mbikëqyrje edhe 14 të shëruar)

Zbardhen detaje nga gjendja e të infektuarve te spitalet Covid, ja sa

Në dy spitalet COVID po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, mes të cilave 16 janë në terapi intensive ndërsa 5 të tjerë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se përveçse pacientëve që janë të prekur, në këto dy spitale po trajtohen edhe 14 pacientë që janë shëruar nga koronavirusi, po marrin trajtim mjekësor për pasojat e kësaj sëmundje.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, njofton MSH.