BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Zbardhen detaje nga krimi që tronditi Dibrën/ Nusja vrau vjehrrën pas një debati, si u fsheh ngjarja për 6 orë

Zbardhen detaje nga krimi që tronditi Dibrën/ Nusja vrau vjehrrën

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur në Maqellarë të Dibrës ku nusja 44-vjeçare ka vrarë me thikë vjehrrën e saj, 74-vjeç.

Nga raportimet mësohet se krimi ka ndodhur pas një debati mes nuses dhe vjehrrës.

Mësohet se 44-vjeçarja me inicialet M.M., ka fshehur krimin për rreth 6-orë për tu zbuluar më pas nga bashkëshorti i saj. Nga raportimet mësohet se në oborrin e banesës ku ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe njerëz, por nuk dihet nëse ato ishin pjesëtarë të familjes apo jo.

Nga raportimet mësohet se viktima ka bërtitur gjë që ka tërhequr vëmendjen, por autorja dyshohet t´i ketë thënë se nuk ka ndodhur asgjë.

Gjithashtu raportohet se autorja e krimit vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ka qenë djali i viktimës, njëherazi bashkëshorti i autores së krimit, që ka zbuluar ngjarjen e rëndë kur është kthyer në banesë dhe ka njoftuar policinë.

Konfliktet mes nuses dhe vjehrrës kanë qenë të herëpashershme çka ka bërë që kjo e fundit të pajiset me urdhër mbrojtjeje disa herë.