BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

Zbardhen detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, u gjet kokainë në kutinë e picave/ Mësohen emrat e të shoqëruarve

Zbardhen detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, u gjet

Janë bërë të ditur emrat e shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në Tiranë. Operacioni ka nisur pas dyshimeve mbi një automjet tip “Volvo” që policia e mbante nën mbikëqyrje.

Mësohet se personat e shoqëruar janë E. Prengaj dhe A.Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi G. Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”. Një tjetër i shoqëruar është shtetasi T.Çoku, i cili ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.

Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave. Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë ku pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme 1128 gram.

Po kështu gjatë zhvillimit të operacionit policia ka tentuar të ndalojë një mjet “Benz” të dyshimte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke ikur me shpejtësi. Ai u ndalua pas Shkollës së Bashkuar nga ana e policisë.

Po hetohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe për aktivitet tjetër kriminal ku është përfshirë.