BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Aktualitet

Zbardhen detaje nga vrasja në Durrës, kush është 34-vjeçari babai i dy fëmijëve që u gjet i pajetë tek shinat e trenit, e ëma dhe nusja e çuan në spital të larë në gjak

Zbardhen detaje nga vrasja në Durrës, kush është

Idajet Dulla, 34-vjeçari që u vra me thikë mesditën e sotme është me origjinë nga qyteti i Kukësit, por prej vitesh banonte dhe punonte në Durrës, ku dhe kishte krijuar familjen e tij.

Dulla ishte babai i dy djemve, të cilët nuk nguronte t’i reklamonte në rrjetet sociale dhe të shprehte krenarinë për ta. Por, pasditen e sotme Idajet Dulla u vra me thikë, nga një person që tashmë është shpallur në kërkim.

Të parët që e kanë gjetur të larë në gjak dhe me plagë të shumta, kanë qenë familjarët e viktimës, bashkëshortja dhe nëna. Të dyja e kanë çuar me Urgjencë në spital 34-vjeçarin, por këtij të fundit, i kishte pushuar zemra nga goditjet me thikë. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, si dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Pak minuta para vrasjes Dulla ishte konfliktuar me autorin, për arsye që ende nuk dihen.