BREAKING NEWS

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron
x
BREAKING NEWS

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi
x
BREAKING NEWS

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos
x
BREAKING NEWS

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot
x
BREAKING NEWS

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë
x
BREAKING NEWS

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në
x
BREAKING NEWS

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/
x
BREAKING NEWS

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet
x

Aktualitet

Zbardhen detaje të forta: 2 dhëndurët përfshijnë edhe vjehrrin dhe vjehrrën në grupin e vrasësve me pagesë në Lezhë! Ja vendi në BE ku u konfliktuan për drogën

Zbardhen detaje të forta: 2 dhëndurët përfshijnë edhe

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me përgatitjen për atentatin e parandaluar nga policia e Lezhës nga një grup trafikantësh në Lezhë.

Mësohet se përveç 27-vjeçarit, Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi,  31 vjeç, ishin dhëndurët e Nikoll dhe Marie Markut, të cilët e shfrytëzonin lokalin e vjehrrëve të tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagesë.

Bëhet me dije gjithashtu se arsyeja e atentatit të mbetur tashmë në tentativë janë konfliktet e drogës në Belgjikë.

Si do të ndodhte atentati

Sipas uniformave blu 2 persona Hektor Ndoka. dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku. Ndërsa Mark Lamkja, dhëndri i shtetasit Nikoll Marku., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Provat e sekuestruara

Policia sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;  88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.