BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbardhen detaje të forta/ Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë pas djegies së makinës, partnerja shqiptare 6 orë në pyetje, bën veprimin e çmendur sapo kthehet në Itali. Çfarë zbulojnë hetimet?

Zbardhen detaje të forta/ Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë

Zbardhen detaje të tjera për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik prej disa ditësh në lidhje me vrasjen e një biznesmeni italian që u gjet i djegur në makinë në një fshat të Pukës.

Autoritete policore shqiptare kanë marrë në pyetje Partneren e Davide Pecorelli, të cilët po hetojnë zhdukjen e biznesmenit italian ditët e fundit në vendin tonë.

Nga mediat italiane raportohet se Partnerja e biznesmenit italian ka qëndruar për rreth  6 orë pranë komisariatit të policisë, ku iu është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve, përpara se të rikthehej në Itali. Ishte pikërisht partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.

Nga informacionet, bëhet e ditur se shqiptarja ka shitur bizneset e italianit në momentin pasi u komunikoi lajmin për zhdukjen e partnerit të saj punonjësve të parukierive. Pronari i ri u premtoi duzinës së personave të punësuar se do të forconte kompaninë dhe do të tejkalonin momentin ‘delikat’. Të gjitha aktivitetet e Pecorellit, përveç hotelit, janë në emër të shqiptares.

Ndërkohë, hetuesit po studiojnë lëvizjet e Pecorellit, mbi të gjitha për të kuptuar përse ndodhej i vetëm në atë hotel mes maleve, pranë kufirit me Kosovën. 45-vjeçari mbërriti në Pukë më 4 Janar, rreth orës 21:30, që është edhe momenti kur shkoi në hotel. U largua më 5 Janar, ndërsa më datë 6 nuk u rikthye. Personeli i hotelit thotë se gjatë qëndrimit në hotel ai fjeti gjumë dhe mëngjesin e 5 Janarit piu një kafe.

Davide Pecorelli humbi çdo kontakt me familjarët më 6 Janar. Automjeti që kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur pranë fshatit Gjegjan të Pukës.

Përveç sendeve të tij personale, autoritetet gjetën në mjetin tip “Skoda”  edhe pjesë kockore të një njeriu, të cilat pritet që të përcaktohet nëpërmjet analizës së ADN-së  nëse i përkasin ose jo 45-vjeçarit , pasi ora dhe celulari, gjithashtu të gjetur në mjet janë të tij.

Më të lexuarat