BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja/ Autori i vrasjes me thikë është djali i i personazhit të njohur në Durrës

Zbardhen detaje të reja/ Autori i vrasjes me thikë është

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Idajet Dullës pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se autori i vrasjes Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Koti. Ngjarja ndodhi në zonën e Shkozetit, pranë xhamisë me 4 minare. Dulla është gjetur i vrarë pasi u qëllua me thikë në zemër. Autori i krimit është shofer urbani, i cili transportonte punonjës fasonerie. Raportohet se konflikti mes tyre ka nisur kur Dulla teksa drejtonte një furgon, i ka zënë rrugën autobusit. Më pas ka nisur përleshja mes tyre, çka rezultoi fatale për 34-vjeçarin Idajet Dulla, i cili nuk arriti t'i mbijetonte plagës së marrë në zemër.

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kote u la në burg në shkurt të 2017 pasi u akuzua se favorizoi lirimin e një prej më të përfolurve në botën e krimit Lulzim Berisha. Ai i kishte bërë kërkesë gjykatës që të hetohëj në gjendje të lirë.

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kote ka dalë për herë të parë para gjykatës në 23 dhjetor të 2016 pas arrestimit dhe shkarkimit, ndërsa ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me lirimin e Lul Berishës.

Një muaj më vonë ai u lirua. Gjykata e Lartë asokohe kërkoi "detyrim paraqitje" për Koten.

Më të lexuarat