BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz në Laç, shkon në dy numri i viktimave, ja kush ishte objektivi

Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz në Laç, shkon

Bujar Lika, i njohur edhe me mbiemrin Hasani ishte objektiv i atentatit që tronditi Kurbinin mbrëmjen e së shtunës. Në këtë atentat, ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një i ri, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se ishte një ngjarje e mirëorganizuar nga autorët, ku e kanë mbajtur në vëzhgim prej disa orësh objektivin e tyre deri në momentin kur e ekzekutuan atë. 37-vjeçari Lika ndërroi jetë në vend, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Traumës në Tiranë pas disa orëve. 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t’u rezistojë plagëve që mori nga plumbat duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve. Ndërkohë që i plagosuri tjetër ndodhet në Spitalin e Traumës. Policia ka arritur të zbulojë njërin nga autorët, roli i të cilit nuk dihet nëse ka qenë ekzekutori, apo bashkëpunëtori në krim. Nga hetimet paraprake grupi hetimor ka ngritur dyshimet se i plagosuri tjetër, Kreshnik Tusha është njëri nga autorët e atentatit. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur Kreshnik Tusha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar qëlluan 5 herë me armë zjarri automatik. Nga plumbat humbi jetën në vend Lika dhe mbeti i plagosur Gjergji, që ndërroi jetë më pas në spital në Tiranë disa orë pas atentatit. Në total autorët kanë qëlluar 5 herë me automatik, ndërsa kundërpërgjigja nuk ka munguar, pasi ka pasur shkëmbim zjarri. Bujar Lika duket se i trembej një ngjarje të tillë dhe ishte i përgatitur, pasi kishte një pistoletë me vete dhe ka qëlluar në drejtim të Kreshnik Tushës, kur ky i fundit hapi zjarr duke e plagosur. Ky i fundit dyshohet se është një nga atentatorët dhe pritet marrja e dëshmisë së tij për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga grupi hetimor thanë se kanë shoqëruar disa persona në komisariat në përpjekje për të kuptuar mbi arsyet e krimit dhe për të identifikuar autorët. Zyrtarisht policia tha se për zbardhjen e rrethanave të krimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kush është Bujar Lika?

Bujar Lika është një emër i njohur për policinë. Ai ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës 5 vite më parë në një lokal në Linz. 37-vjeçari ishte mes personave të hetuar për vrasjen e të riut. Në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e Parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg. Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biracit 2 vite. Gjithashtu Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. Viktima ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Ndërsa viktima tjetër, Paulin Gjergji, i cili njihej edhe me mbiemrin Markaj, njihet si biznesmen i suksesshëm në zonën e Laçit. Ai ka qenë pronari i kazinosë “Vegas” e cila ndodhej në ish-Bllok. 53-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Traumës.