
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore/ Bllokohet ‘benzi’ i Klea Gjatës, ja çfarë i gjen policia: Fliste çdo ditë me Laert Haxhiun dhe...

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Policia e Elbasanit, ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.
Në bllokimin e mjetit kanë marë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhërin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj.
Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit.
Gazetari Elton Qyno raporton se automjeti, është survejuar disa herë nga agjentët e policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.
Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.
Bashkëpunëtori ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.
Sipas informacioneve mësohet se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.
Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjata që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë. Për t’u mbuluar rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.
Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “Whats app” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.
“…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë.
Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.
Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qënë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qënë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit.
Më të lexuarat


Të qarat e të miturës alarmuan fqinjët/ Bllokohet në banesë 3-vjeçarja, policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje

“Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike” Vrasja e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup, reagon Kurti: Nuk mjafton vetëm arrestimi, ja masat që duhen marrë

U kap me lëndë narkotike në një lokal në Krumë, arrestohet 38-vjeçari

Blerja e votave ditën e zgjedhjeve në Kavajë, SPAK mbyll hetimet, ja çfarë u zbulua (Detajet)

E rëndë në Delvinë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset i riu

Gjykata merr vendimin për ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tij

Zbulohet një bazë e grupeve kriminale në Fushë Kuqe, e pëson keq pronari, ja çfarë sekuestron policia (Emri)

Si u vra 14-vjeçarja pas rrëmbimit? Gazetari i njohur zbardh detaje tronditëse: U asfiksua, më pas...

Trafikonte dhe shpërndante kokainë, bie në pranga 59-vjeçari (Detaje)

Inskenoi vrasjen e Liridonës/ Gazetari zbulon detaje nga ngjarja e rëndë në Prishtinë: Policia u bind për përfshirjen e burrit kur nuk fali xhenazen në varrim
