BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në hotelin e ish-kreut të ALUIZNI-t, shoqërohen 10 persona, flet Murati dhe zbulon se s’ka konflikte me askënd

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në hotelin e

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të Sarandës, Mariel Murati pretendon se shpërthimi me tritol mbrëmjen e së mërkurës në hotelin e tij “Yacht Premium Hotel” është bërë për t’i prishur atij imazhin. Për një media në vend, ish-drejtori i Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave në qytetin bregdetar shtoi se nuk ka konflikte me asnjë individ. “Unë s'kam konflikte. Mendoj se e bëjnë për prishje imazhi”, tha Murati.
Kamerat e hotelit të fikura, policia dyshon se është i njëjti autor dhe porositës
Që pas shpërthimit në garazhin e hotelit në krahun e bregdetit të Sarandës, policia ka marrë në pyetje 10 persona duke përfshirë dhe pronarin e “Yacht Premium Hotel”, Mariel Muratin. Deri tani nuk janë përcaktuar personat që kanë konflikte dhe mund të kenë porositur shpërthimin e eksplozivit në hotelin e drejtorit të FSDKSH Sarandë. Por, grupi hetimor beson se nisur nga sasia e vogël e lëndës shpërthyese (50 gram), personat kanë urdhëruar këtë gjë nuk kanë patur për qëllim ta eliminojnë Muratin, por ta frikësojnë atë ose t’i prishin imazhin, siç pretendon vetë ish-drejtori i ALUIZN-it në Sarandë. Një fakt i çuditshëm është se kamerat e hotelit nuk e kanë regjistruar personin që ka vendosur tritolin për shkak se nuk kanë funksionuar. Efektivët kanë sekuestruar kamerat e bizneseve dhe banesave rreth zonës. Gjithashtu, grupi hetimor beson se personi që vendosi tritolin dhe porositësi të jenë të njëjtët që vendosën sërish tritol në 9 shkurt 2021 në të njëjtin hotel. Orari 22:40 dhe ai i 9 shkurtit 2021 19:10 kanë krijuar dyshimin se duke qenë periudhë që në Sarandë ka një lëvizje të madhe të qytetarëve, tritoli është vendosur për të përhapur panik, pasi ndryshe, nëse do ta shkatërronin të gjithë hotelin dhe të eliminonin Mariel Muratin mund të kishin vepruar në mëngjes.
Tritol në të njëjtin hotel në 9 shkurt 2021
Hoteli “Yacht Premium” ka pësuar një tjetër shpërthim me tritol më shumë se 1 vit më parë. Në tarracën e tij, në sektorin e furnizimit me energji elektrike u dëgjua një shpërthim i fuqishëm në orën 19:10. Edhe në atë kohë, si mbrëmjen e së mërkurës pati vetëm dëme materiale. Në atë periudhë, policia e Sarandës nuk mundi të gjente porositësin e mundshëm të këtij sulmi.
Murati u padit nga Etilda Gjonaj në 2018, por çuditërisht çështja u pushua
Në 7 korrik 2018, ministrja e Drejtësisë e asaj kohe, Etilda Gjonaj deklaroi në një konferencë për mediat se ka kallëzuar penalisht, Mariel Muratin, që në periudhë drejtonte ALUIZN-in e Sarandës. Gjonaj e akuzonte Muratin dhe 3 punonjës të tjerë të këtij institucioni se kanë abuzuar me detyrën duke regjistruar në dokumente sipërfaqe më të madhe toke se në realitet. Murati dhe 3 vartësit akuzoheshin gjithashtu se kishin shkelur dhe afatet dhe procedurat e legalizimeve. “Kallëzim penal për drejtorin e ALUIZNI-t Sarandë, dhe për tre të tjerë në sektorin e legalizimit, kalimit të pronësisë, që dyshohet të kenë kryer shpërdorim detyre duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se në realitet”, deklaronte Gjonaj. Dosja shkoi në Prokurorinë e Sarandës dhe në 2019 u bë me dije se Murati ishte thirrur për të dëshmuar në Prokurori. Çuditërisht, në rrethana misterioze, çështja u pushua dhe pak kohë më vonë, Mariel Murati u emëruar si drejtor i FSDKSH të Sarandës.