BREAKING NEWS

Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha
x

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë/ La makinën në mes të rrugës dhe çoi gruan e fëmijët në shtëpi, kur zbriti e qëlluan me pistoletë, si ndodhi sherri në mes të Bllokut

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë/ La

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e mesditës së sotme në ish-bllok. Disa persona, ende të paidentifikuar kanë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta me qytën e pistoletës 39 vjeçarin E.Xh, i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime. 

Sipas burimeve personi që është goditur ka lënë makinën në mes të rrugës dhe ka dërguar gruan me fëmijët në shtëpi, më pas sapo ka zbritur ata e kanë qëlluar në kokë me qytë pistolete dhe kanë ikur me vrap rrugëve të bllokut, teksa policia po punon për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

"Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.