BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

Zbardhen detajet e atentatit të Preng Gjinit, shoqërohen në polici 6 persona, tritoli ishte vendosur në krahun e pasagjerit

Zbardhen detajet e atentatit të Preng Gjinit, shoqërohen në

Grupet hetimore kanë zbardhur dje kronologjinë e veprimeve nga atentati me tritol të telekomanduar ndaj Preng Gjinit, pasditen e së martës mbi urën e ish-NISHARAKUT në Tiranë. Nuk është hera e parë që konstatohen ngjarje të tilla kriminale në vendin tonë, por kjo e fundit ka tronditur banorët e kryeqytetit si dhe ka ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe diskutimesh edhe ndaj opinionit publik. Ndërsa dje 6 persona nga qytetet Tiranë, Durrës, Rrëshen janë shoqëruar në polici si autorë të dyshuar për përfshirje në këtë atentat. Sipas grupeve hetimore, mjeti me të cilin ishte duke udhëtuar Gjini i përkiste kushëririt të tij Fatjon Dauti, të cilin mësohet ta ketë takuar pak para se të ndodhte atentati, për të konsumuar një kafe, ndërsa Prenga i ka kërkuar makinën “Benz A Class” pasi e tija “ML” s’kishte karburant. Në këto momente pasi ndahet me kushëririn e tij për në destinacione të ndryshme, Gjini mësohet të ketë ndërruar makinën. Referuar kronologjisë së ngjarjes sipas grupeve hetimore, atentatorët dyshohet ta kenë vendosur tritolin në gomën e parë në anën e djathtë, ku “objektivi” Preng Gjini duhet të ishte në pozicionin e pasagjerit.
Atentati i Preng Gjinit
Dyshimet e para për të cilën mendohet të jetë planifikuar ky atentat mafioz me shënjestër 51-vjeçarit Preng Gjinit, lidhen me hakmarrjen e vrasjeve mes fiseve Reçi dhe Gjini. Sipas burimeve, Gjini ka qenë i arrestuar për vrasjen e Kastriot Reçit, pronar i mediave që u vra në 27 janar 2020. Ndërsa dje Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Jetës në Policinë e Tiranë kanë marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e "Vasil Shantos" për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular. Ndërkohë nga kontrolli i kamerave të sigurisë, është zbuluar se Preng Gjini fillimisht ka marrë makinën e kushëririt të tij, ka hyrë nga rrugica prapa qendrës së kolaudimit duke dalë më pas në rrugicën që është ngjitur me qendrën e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit në rezidencën ushtarake turke. Më pas, sapo ka hyrë në urrën e NISHARAK-ut, mjeti ka shpërthyer, duke sjellë dëmtime të shumta të Preng Gjinit, por fatmirësisht ka mundur të shpëtojë. Ndërsa, mjeku që po kujdeset për Preng Gjinin ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka bërë me dije se Gjini ka bërë një ndërhyrje në bark, teksa pritet t'i nënshtrohet një operacioni në sy, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar. "Gjendja e pacientet që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. Të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plagët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje", tha mjeku. Gjini i druhej një atentati të mundshëm për këtë arsye mësohet se ai tregohej i kujdesshëm në lëvizjet si dhe shkonte shumë rrallë në Rrëshen, ku jeton familja e tij. Ndër të tjera theksojmë se shpërthimi ka qenë i komanduar me telefon. Gjithashtu mësohet se Preng Gjini ka qenë i vetëm në makinë në momentin e shpërthimit, ndërsa vajzat binjake dhe gruaja e tij ndodhen në Amerikë.

Më të lexuarat