Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen detajet e forta/ Doli me leje nga burgu dhe vrau shokun se s’i ktheu borxhin, kush është “tmerri” i Shkodrës

Postuar: 12/07/2019 - 16:55

Arrestohet pas dy vitesh autori i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në 17 dhjetor të vitit 2017. Autori i vrasjes është Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, ndërsa u prangos sot nga policia. Prokuroria e Shkodrës sqaroi në atë kohë se vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë eurosh.

Sipas policisë në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip pistoletë. Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe Rr. D.  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Përveç vrasjes së shokut të tij, 35-vjeçarit Angjelin Shkambi, mbi të riun rëndojnë edhe një sërë akuzash të tjera. Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

28-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestua në vitin 2013, si pjesë e një grupi të përbërë prej 4 personash, të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë, policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani, janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

Vrasja në 2017

Artan Koçeku në 2017 kishte përfituar një leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013. Pas përfundimit të lejes, Koçeku jo vetëm që nuk u paraqit në burg për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, por në 17 dhjetor vrau me armë zjarri shokun e tij Angjelin Shkambi 35-vjeç për një borxh të vjetër prej 30 mijë eurosh, sipas pretendimeve.

Pas vrasjes, ai u shpall në kërkim, por gjatë kësaj kohe, në vitin 2018 u përfshi edhe në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga policia braktisi mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe mundi të largohet. Por sot arratia e tij mori fund.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Analisti i njohur Ben Andoni shpreh bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe mund të konkurrojë realisht tri formacionet politike (PS, PS dhe LSI) në Shqipëri, për aq

Postuar: 21/10/2019 - 23:31

Është publikuar herë të parë fotot të 6-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet

Postuar: 21/10/2019 - 23:07

Aktori Laert Vasili ka sulmuar ashpër presidentin Macron.

Postuar: 21/10/2019 - 22:54

Zv.ministrja e brendshme Romina Kuka e ftuar në emisionin 'Open' tha se të bllokuarit në

Postuar: 21/10/2019 - 22:44

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol shprehet se duhet shumë para

Postuar: 21/10/2019 - 21:59

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të I

Postuar: 21/10/2019 - 21:58

Teksa është transmetuar videoja e “Le Iene” në emisionin “Open” ku tregoh