
Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Zbardhen detajet e forta/ Shkoi për të vrarë, por ra në pritë! Del në skenë emri që tradhtoi Nuredin Dumanin në Papër të Elbasanit

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Maj 2022

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK pas mega operacionit të zhvilluar pak ditë më parë që çoi në arrestimin e disa personave që lidhen me krime të rëndë të ndodhur kohët e fundit.
Referuar të dhënave hetimore nga SPAK, mësohet se në ngjarjen e ndodhur më 29 Mars, Nuredin Dumani dyshohet se është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë. Rezulton që i vetmi që ka pasur dijeni për lëvizjet e Nuredin Dumanit, ka qenë bashkëpunëtori i tij Henrik Hoxhaj po ashtu i arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në Papër të Elbasanit. Burimet bëjnë të ditur se nga të dhënat hetimore të SPAK, rezulton se Henrik Hoxhaj të ketë nxjerrë Nuredin Dumanin në pritë. Nga të dhënat rezulton se Henrik Hoxhaj është kontaktuar nga anëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës, për të nxjerrë në pritë Nuredin Dumanin në Papër të Elbasanit.
I pyetur në SPAK për ngjarjen e 29 marsit ku Nuredin Dumani, mbeti i plagosur, Henrik Hoxhaj ka ngritur alibinë se bashkë me Dumanin kishin shkuar në Elbasan për të vrarë biznesmenin Elton Kila. Dumani fillimisht ka kontaktuar Henrik Hoxhajn për të vrarë Elton Kilan (Otin e Elbasanit), por duke qenë se Henriku nuk po e gjente “porosinë” Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova.
Të njëjta burime, bëjnë të ditur se Henrik Hoxhaj ka dhënë koordinatat e sakta të Nuredin Dumanit tek atentatorët, të cilët dyshohet se u porositën nga Talo Çela për të vrarë Dumanin. Lidhur me atentatin Nuredin Dumani, është shprehur se i kanë qëlluar tre persona me maska të cilët lëviznin me një makinë “Benz” me targat e vjetëra të Elbasanit. Njëri prej personave me maska, dyshohet të ketë qenë shtetasi Fatos Gosa.
Nga atentati Nuredin Dumani mori një plumb në kurriz duke u plagosur rëndë. Ai ka telefonuar Henrik Hoxhajn duke i thënë se është plagosur. Më pas Henrik Hoxhaj ka shkuar tek vendi ku u plagos Dumani dhe më pas janë transferuar në Fier në banesën ku edhe u kapën nga policia. Dumani i plagosur pasi ka marrë mjekime paraprake ka ngritur dyshime tek miku dhe bashkëpunëtori i tij Henrik Hoxhaj, pasi sipas tij vetëm ai kishte dijeni për vendndodhjen. Dumani ka ngritur dyshime se u tradhtua nga Henrik Hoxhaj dhe këto dyshime i ka kthyer në bindje. Në bashkëpunim me të dashurën e tij nga Kosova, Nuredin Dumani duke qenë edhe në gjendje të rëndë shëndetësore, rezulton që e ka telefonuar vetë policinë duke treguar vendndodhjen dhe duke mundësuar arrestimin e tij por edhe të mikut që dyshohet se e tradhtoj, Henrik Hoxhaj.
Më të lexuarat


Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Ku është plumbi që i mori jetën Aleks Nikës? Zbulohet çfarë ndodh brenda në Institutin e Kriminalistikës

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë: Ja cili është kryebashkiaku që nuk do rikandidojë dot në zgjedhjet e ardhshme pasi do të jetë nën hetim

Eksperti kriminalistikës jep deklaratën e fortë: Te vrasja e Artan Santos nuk ka gëzhoja, por...

Ngacmonte seksualisht vajzat e mitura, arrestohet pedofili në Shkodër

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Himarë, dyshohet se...

Barometri i Sigurisë 2022, analisti jep alarmin: Ja kush është kërcënimi më i lartë për Shqipërinë

“Me thikë në fyt”, Anila Hoxha publikon tmerrin e gruas nga Korça: Si burri xheloz e detyronte të rrëfehej para kamerave dhe të betohej për meshkujt që supozohet se e tradhtonte

Aksident i frikshëm, makina kthehet përmbys në ‘Rrugën e Kombit’

Administratori holandez i incineratorit të Tiranës hedh poshtë akuzat e ngritura: Kryemadhi s’ka fakte, SPAK nuk ka ardhur në zyrën time
