BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Aktualitet

Zbardhen detajet e rënda dhe e kaluar e errët/ Kush janë “Bushi” dhe “Shpati”, dy viktimat e atentatit në Panaja? 37-vjeçari dhe vëllai i Xhezos të përfshirë në masakrën e Vlorës, vranë biznesmenin për një kalë

Zbardhen detajet e rënda dhe e kaluar e errët/ Kush janë

Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Agim Xhezo, i cili sipas gazetarit Enrik Mehmeti në zonën e Vlorës njihej si “Bushi”.

Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz”, që është bërë shoshë  nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Agim Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër në vitin 2019, ku një biznesmen u vra për një kalë.

Më konkretisht, u ekzekutua Arben Beqiraj. Ngjarja ndodhi vetëm sepse një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë. Asokohe

Asokohe, Beqiraj ka keqtrajtuar në grup rojën e kalit Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal (allias) Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kafshës.

Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal më 4 gusht 2019 kanë goditur me grushte dhe shkelma duke e dëmtuar rëndë Alushin, i cili pasi i ka shpëtuar sulmit, ka shkuar në banesën e tij dhe i ka rrëfyer ngjarjen Ermal Xhezos.

Gazmend Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë” dhe kjo ka bërë që Ermal Xhezo të mobilizojë një grup personash, ku përfshihen Shpati Lena dhe kunati i tij Ariel Kingji, të  armatosur me automatikë dhe pistoleta, për të shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj.

Teksa kanë shkuar për të sqaruar episodin me rojën e kalit, janë ulur për tre minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vrasjen e Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj.

Autor i vrasjes Eduart Xhezo ndodhet ende në burg ku vuan dënimin e tij, ndërsa Shpati Lena dhe kunati i tij u akuzuan si bashkëpunëtor në krim.

Shpati Lena prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Beqiraj në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm në 23 mars 2022 në operacionin “Waves” të forcave “Shqiponja”, teksa mbante edhe armë me vete.