BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

Zbardhen dy sulmet me armë ndaj hotelit në Pogradec, arrestohet autori dhe bashkëpunëtorët e tij, ja detajet

Zbardhen dy sulmet me armë ndaj hotelit në Pogradec, arrestohet autori

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë nga sulmi me armë zjarri ndaj pronarit të hotel “Voloreka”, në Tushemisht të Pogradecit, është kthyer sërish në vëmendje, pasi dje janë zbardhur detaje nga dinamika e ngjarjes, si dhe janë arrestuar autorët kryesorë të ngjarjes. Sipas policisë, një 57 vjeçar me emrin Ilir Berberi i njohur ndryshe si “Liri i Rushkës” dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar dje pasi dyshohen si autorët e sulmeve të ndodhura brenda 7 ditësh ndaj pronarit të hotel Volorekës në Tushemisht. Burime nga policia bëjnë me dijë se i pari që ka rënë në prangat e policisë ka qenë 52-vjeçari Ilir Berberi, i cili është kapur teksa fshihej në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar në pyllin e Vërdovës të Pogradecit. Gjithashtu mësohet se në çadër i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje. Ndër të tjera “Liri i Rushkës” përveçse mësohet të ketë qenë organizatori i sulmit mbrëmjen e së shtunës datë 8 gusht, për drejtësinë njihet edhe si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme kriminale. “Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj Berberit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Prishja e qetësisë publike" kryer në bashkëpunim”, deklaron policia. Burime nga policia gjithashtu bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar edhe 3 bashkëpunëtorët e 57- vjeçarit Ilir Berberi, të identifikuar me emrat Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq. Ndërkohë, pas atentatit të ndodhur në 8 gusht, policia ka arritur të zbardhë gjithë dinamikën e ngjarjes nëpërmjet pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë. Referuar pamjeve filmike mësohet se sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë, ku një nga autorët e maskuar, pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, me qetësi u është drejtuar makinave të parkuara duke zbrazur drejt tyre mbi 100 plumba kallashnikovi. Pas gjithë atentatit të planifikuar, autori i ngjarjes është larguar duke dalë me vrap nga hoteli në pronësi të Jetmir Muçllarit.
“Arrest me burg” për Mariglen Topuzin
Ndërsa përsa i përket bashkëpunëtorit tjetër Mariglen Topuzit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në sulmin e ndodhur në 8 gusht ndaj pronarit të hotel Volorekës, Gjykata e Pogradecit ka vendosur dje 30 ditë burg. Sipas burimeve, seanca ndaj Topuzit mësohet të jetë zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe zgjati 2 orë. I pranishëm mësohet të ketë qenë edhe avokati mbrojtës i Topuzit, Nevzat Tarelli, i cili ka marrë fjalën duke kërkuar lirimin e klientit të tij pasi prokuroria nuk ka prova, por vetëm indicie dhe se procesi është i paragjykuar dhe veprimet e policisë të nxituara, si dhe ka shtuar se prej orës 15:00 të datës 7 gusht dhe deri mëngjesin e datës 8 gusht, kur u regjistrua ngjarja, Mariglen Topuzi ka qenë në shtëpinë e tij. "Unë i kërkova gjykatës të shpallë të paligjshëm arrestin në flagrancë dhe lirimin e menjëhershëm të klientit tim, në mungesë të plotë të provave që e implikojnë në ngjarjen e datës 8 gusht. I vura në dispozicion prokurorisë dhe gjykatës prova shkresore dhe filmike,të cilat provojnë se Topuzi në episodin e parë ndaj hotel Volorekës ka qenë në Golem. Ndërsa në datën 8 gusht, me dëshmi dhe prova filmike, provohet që ndodhej në banesë. Topuzi në datën 7 ka qenë në një varrim në Buçimas dhe prej atij momenti nuk ka dalë nga shtëpia, pasi kishte nënën sëmurë. Mariglen Topuzi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave duke mos pranuar përfshirjen në ngjarje. Sipas tij, ai u arrestua vetëm për shkak të konfliktit që ka pasur me pronarin e hotelit një vit më parë, për të cilin ka vuajtur dënimin", ka thënë avokati Tarelli.

Më të lexuarat